E Shtunë, 31 Tetor 2026

Samir Ujkani dy muaj jashte fushave


Frika ka kaluar. Samir Ujkani është në gjendje të mirë pas operacionit të kryer me urgjencë, prej dëmtimit të tmerrshëm që pësoi në fytyrë gjatë ndeshjes Novara-Bolonja, të vlefshme për javën e gjashtë të Serisë A italiane.

Portieri shqiptar u përfshi në një përplasje të frikshme me shokun e tij të skuadrës, Marganela, në të cilën humbi katër dhëmbë, pësoi frakturë në hundë dhe në nofull, si edhe një çarje të thellë në vetull. Menjëherë pas përplasjes, ku pamjet filmike tregonin një dhemb të Ujkanit që fluturonte në ajër, “gardiani” kuqezi u dërgua me urgjencë në spital. Futbollisti i Kombëtares shqiptare do të jetë i detyruar të qëndrojë 30-40 ditë pushim absolut, përpara se të kthehet në stërvitje, ku detyrimisht duhet të përdorë maskën mbrojtëse të fytyrës. Kjo do të bëjë që Ujkani të mos jetë i gatshëm për të zbritur në fushë për të paktën dy muajt e ardhshëm. Por nuk duhet harruar as koha për rikuperimin “psikologjik”, i cili u trondit nga përplasja e dhunshme. Gjithçka ndodhi në minutën e 41 të takimit, kur në tentativën për të neutralizuar një harkim në zonë për Di Vaion, ai u godit me kokë nga shoku i ekipit dhe ra menjëherë në tokë.

Portieri do të përbëjë një mungesë të rëndësishme për Novarën në luftën për të mbijetuar në Serinë A, ndërsa në alarm është edhe përfaqësuesja shqiptare. Kjo për faktin se numri 1 i portës nuk do të luajë në dy miqësoret me Azerbajxhanin dhe Maqedoninë (më 11 dhe 15 nëntor), ndeshje ku skuadra do të nisë përgatitjet për kualifikueset e Botërorit 2014. Ndërkohë mësohen edhe detaje të ndërhyrjes kirurgjikale, të cilës portieri i pafat iu detyrua t’i nënshtrohej, për shkak të dëmtimit mjaft serioz në fytyrë. Për të zvogëluar kohën e rikuperimit në frakturat e kockës së hundës dhe atë të nofullës, në operacion Ujkanit iu vendosën katër pllaka titani. Mbrëmja e së dielës në spitalin “Maxhore” të Novarës kaloi mjaft e qetë, ndërsa 23-vjeçari do të qëndrojë nën vëzhgimin e mjekëve deri në ditën e nesërme dhe më pas mund të shkojë në shtëpi. Nëpërmjet faqes zyrtare, klubi i Novarës theksonte: “Sipas prognozës, duhet të kalojnë 30 ose 40 ditë përpara se Ujkani të kthehet në stërvitje me masat e nevojshme mbrojtëse. Për të zvogëluar kohën e rikuperimit të frakturave të portierit të kaltër, u përdorën katër pllaka titani”.

I gjithë qyteti piemontez u tremb për fatin e portierit shqiptar. Mes tifozëve të shqetësuar për gjendjen e portierit spikaste kryetari i Bashkisë së Novarës, Andrea Balare. Gjatë paradites së të hënës, ai u paraqit në spital, për të vizituar Ujkanin, që gjatë dy sezoneve të kaluara është shndërruar në një idhull të skuadrës. Kryebashkiaku, i cili shoqërohej nga drejtori i përgjithshëm i spitalit, Mario Minola, u takua edhe me shefin e repartit, Arnaldo Benek, i cili e informoi rreth gjendjes shëndetësore të portierit. Ndërkohë, në bisedën e shkurtër me Ujkanin, drejtuesi i pushtetit lokal i uroi gardianit shërim të shpejtë dhe rikthim sa më të shpejtë në fushë.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Napoli, plagosen dy tifozë të Bayern
Dy tifozë të Bayern janë sulmuar me armë të ftohta në Napoli, për fat të mirë duke marrë vetëm disa plagë të lehta. Rikthehet Champions, momenti i së vërtetës
Fushata e Champions League do të mbërrijë në mes të rrugës, me ndeshjet e treta që do të luhen të martën dhe të mërkurën. Vizita e Bajernit në Napoli është ndeshja më e shumëpritur e javës, në të njëjtën kohë që Reali dhe Arsenali kanë dy sfida të “sikletshme” franceze, përballë Lionit dhe Marsejës. Juventus, sa shumë raste të shpërdoruara
Juventusi vazhdon të kryesojë Serinë A edhe pas javës së gjashtë, ka një grup futbollistësh entuziastë dhe vjen në këtë sezon me një stadium të ri spektakolar, por ndërkohë, dyshimet e para nuk mund të fshihen më. Casillas: Reali s’ka qenë kurrë më i fortë
Portieri i Realit të Madridit dhe Spanjës, Iker Casillas, në një intervistë për të përditshmen “AS” siguroi se dëshira e Mourinhos për të fituar është më e madhe se kurrë, në të njëjtën kohë që u shpreh se Reali është në pozitat më të favorshme ndonjëherë, për të thyer hegjemoninë e Barcelonës. Gasperini: Interi nuk ka asnjë projekt
Ish-trajneri i Interit. Gasperini, rikthehet me akuza të ashpra kundër klubit dhe Moratit, pak javë pasi u shkarkua nga detyra e tij pas disa rezultateve të dobëta.

Lajmet kryesore

Kërkesat për azil, alarmante
Vetëm nga Shkodra 50 raste shkojnë në një ditë
Shpërthim në Bulqizë, vdes një minator
Topi: Dialog, etikë komunikimi dhe bashkëpunim
Britani, vdes i riu shqiptar
Ndërtimi godet buxhetin

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›