E Diel, 1 Nëntor 2026

Shalit mberrin ne Izrael takon familjen


Ushtari izraelit Gilad Shalit është kthyer në shtëpi pas pesë vitesh burgim, në kuadër të marrëveshjes për shkëmbimin e të burgosurve mes Izraelit dhe Palestinës.

Rreshteri Shalit u dërgua nga militantët palestinezë nga Gaza në Egjipt dhe më pas në një bazë ajrore të Izraelit, ku u bashkua sërish me familjen e tij.

Ndërkohë, 477 palestinezët e liruar të martën kanë mbërritur në Gaza, ku janë pritur nga një turmë e ngazëllyer.

550 të burgosur të tjerë do të lirohen muajin e ardhshëm, si pjesë e marrëveshjes së arritur me ndërmjetësimin e Egjiptit.

Shpresoj që shkëmbimi i të burgosurve të ndikojë në vendosjen e paqes mes Izraelit dhe Palestinës

Gilad Shalit
Rreshter i ushtrisë izraelite Rreshteri Shalit, 25 vjec, u mor peng në vitin 2006 nga militantët e Hamasit, të cilët kishin hyrë në Izrael përmes një tuneli sekret.

Më herët gjatë së majtës ai u shoqërua në kalimin e Rafahut, mes Gazës dhe Egjiptit, ku dhe iu dorëzua ndërmjetësve egjiptianë nga militantët e Hamas, në prani të ndërmjetësve izraelitë.

Në intervistën e tij të parë, për një televizion egjiptian, ai tha se e kishte marrë malli për familjen dhe miqtë e tij.

Pak i dobët dhe i zbehtë, rreshteri u shpreh se, shpreson që shkëmbimi i të burgosurve të ndikojë në vendosjen e paqes mes Izraelit dhe Palestinës.

Para se të transferohej në kalimin Kerem Shalom, mes Egjiptit dhe Izraelit, ai u bëri një telefonatë prindërve të tij dhe më pas fluturoi me helikopter për në bazën Tel Nof, ku familja e priste.

Kontrollet e para mjekësore konstatuan se Shalit ndodhet në gjendje shëndetësore të qëndrueshme.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Kërkesat për azil, alarmante
Vetëm nga Shkodra 50 raste shkojnë në një ditë
Shpërthim në Bulqizë, vdes një minator
Topi: Dialog, etikë komunikimi dhe bashkëpunim
Britani, vdes i riu shqiptar
Ndërtimi godet buxhetin

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›