E Diel, 1 Nëntor 2026

Kinë, nis ndërtimi i hotelit luksoz në një minierë të braktisur

KINE - Fillon puna për ndërtimin e një hoteli luksoz me pesë yje, i cili do të ngrihet brenda një grope 100 metra e thellë, një minierë e braktisur në fund të malit Tianmenshan në Kinë.

Hoteli që do të kushtojë 527 milionë dollarë, është projektuar nga studioja britanike Atkins dhe do të ketë 380 dhoma dhe 19 kate – dy nga të cilat do të jenë nën ujë.

Pjesa tjetër e hotelit “Intercontinental Shimao” do të ndërtohet në peizazhin malor dhe mysafirët do të jenë në gjendje të argëtohen me lojëra në liqen dhe të përdorin shkëmbinjtë përreth për ngjitje.

Ndërtimi pritet të zgjasë rreth tre vjet dhe do të jetë gati në vitin 2015 – me dhoma që pritet të kushtojnë rreth 300$ për një natë.

Një pishinë dhe një qendër sportive gjithashtu do të ndërtohen brenda hotelit, si dhe disa restorante, një sallë banketi dhe dhoma për konferenca.

Studioja Atkins e ka dizajnuar strukturën që të shkrihet me peizazhin, duke përdorur një çati të gjelbër me pemë të ndryshme. 

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›