Zgjedhjet 2013, “News24” 4 ditë live çdo sekondë, informacion në kohë reale
TIRANË - Live, live, live....çdo sekondë, çdo minutë, çdo orë, çdo ngjarje dhe informacion. Duke nisur nga data 23 qershor, “News 24” ka nisur transmetimin maratonë për të pasqyruar zgjedhjet e reja parlamentare, që në orën 6 të mëngjesit të së dielës, për të mos e ndërprerë atë asnjë sekondë, duke informuar qytetarët në kohë reale. “News24” ishte i vetmi televizion që e mbajti transmetimin pa e ndërprerë atë për 4 ditë rresht.
Nisida Knezi ishte moderatorja që çeli siparin e ‘Verdikti 2013’ përmes lidhjeve direkte me gazetarët e redaksisë se informacionit të shpërndarë nëpër 12 qarqet e Shqipërisë. Nisida ishte njëherësh edhe spikerja e parë që u ul në studion e re të “News 24”, një studio e parametrave evropiane që flet me fjalën e teknologjisë se fundit.
Stafeta me pas iu la moderatores Ola Bruko, drejtuesit të emisionit “360 Gradë” Artur Zheji dhe Denis Minges, i cili drejtoi transmetimet deri në orët e para të mëngjesit.
Një ekip i tërë gazetarësh të “News 24”, Gazeta Shqiptare, BalkanWeb, Radio Rash krah-përkrah me operatorët e palodhur, regjisorët, montazhierët, teknikët dhe të gjithë punonjësit e ‘Fokus Group’ kanë qenë në dispozicion të qytetarëve shqiptarë, të cilët kanë marrë çdo informacion në kohë reale.
Ky transmetim maratonë me kontributin e të gjithë stafit të ‘Focus Group’ në të gjithë Shqipërinë kishte ritëm dhe dinamike. Lidhje direkte u zhvilluan me qarkun e Shkodrës, Kukësit, Lezhës, Dibrës, Durrësit, Elbasanit, Fierit, Tiranës, Korçës, Gjirokastrës, Elbasanit e Beratit.
Zhvillime që përditësoheshin çdo minutë, një staf i përkushtuar që përcolli lajmin e fundit tek publiku. 24 orë transmetim i drejtpërdrejtë për shikuesit tanë duke ofruar në kohë reale rezultate për çdo votë të numëruar në çdo cep të Shqipërisë nga Vermoshi në Konispol. Thuhet shpesh që mbulimi i zgjedhjeve është një test për gazetarët profesionistë. Sfida e objektivitetit, paanësisë dhe e balancimit ishte ajo me të cilën u përballën këto ditë zgjedhjesh gazetarët tanë.
Vigjilent për të mësuar gjithçka që ndodh në çdo qark, qytet, komunë apo fshat ishte panorama që pa çdo qytetar i sinkronizuar në “News 24”, aty ku lajmi jemi ne.
(news24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Zgjedhjet 2013, “News24” live çdo sekondë, çdo minutë, 24 orë informacion në kohë reale