E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kinë, përdoruesite telefonit celularmbi 900 milionë

PARIS- Kina kapërceu në fund të prillit shifrën 900 milionë përdorues telefoni celular, nga të cilët afro 70 milionë përdorues të teknologjisë 3G, njoftoi sot Ministria e Industrisë dhe e Informacionit.

Numri i abonentëve në vendin më të populluar në botë ka kaluar tashmë në 900,39 milionë, nga të cilët 67,57 milionë abonentë përdorin teknologjinë 3G, saktësoi ministria. Kina numëronten në janar 870 milionë përdorues telefonash celularë, nga të cilët 52 milionë 3G.

Në tremujorin e parë 2011, industria e telekomunikacioneve kineze njohu një rritje prej 9,4 për qind të xhiros vjetore, e vlerësuar në 308,36 miliardë juanë (47,44 miliardë dollarë), vazhdoi ministria. Javën e kaluar, qeveria kineze njoftoi edhe një rritje me 20 milionë numrin e përdoruesve të internetit, duke e çuar atë në 477 milionë.
(m.a/afp/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›