E Diel, 1 Nëntor 2026

Parizienët para 1 shekulli dëgjonin muzikë live me telefon

PARIS- Nëse mendon se është tmerrësisht moderne përdorimi i teknologjisë më të fundit e riprodhimit të muzikës në telefon, rimendoje edhe një herë. Njerëzit bënin pikërisht të njëjtën gjë 1 shekull më parë.

Në 1892 suplementi ‘Scientific American’  i referohej përdorimit të një modeli të quajtur Theatrophone, i cili u përdor për dy vjet rrjesht për të dëgjuar muzikë nga parizienët. Përdoruesit e modelit mund të merrnin në telefon teatrot e ndryshëm dhe kështu mund të dëgjonin muzikë live, raporton Daily Mail.

Personat e abonuar mund të shijonin shërbimin e kërkuar në shtëpitë e tyre por telefonat të quajtur Theatrophone, para 1 shekulli janë përdorur më së shumti nga vizitorët e hoteleve, restorantëve, dhe kafeneve në qytetin Parizien.

50 minuta kënaqësi muzikore mund të të kushtonin 50 cent. Një kartelë në pjesën e brendshme të makinës muzikore, tregonin se teatri po furnizonte me kolonë zanore.

Shoqëria Theatrophone operonte nga një stacion qendror, e cila ishte i lidhur me stacione të ndryshme dytësore në lokalitete të tjera të Francëz. Një seri mikrofonësh mbi skenën e teatrit transmetonin tingujt drejt stacionit qendror.

Nëse një dëgjues rastësiste që të telefononte një teatër në kohën kur një performancë live po përfundonte ose përgjatë një pushimi ai ose ajo mund të lidhej me një linjë tjetër për pjesën e kohës që ai kishte paguar.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›