Eto e Bolt, dy tifozët kundështarëtë finales
LONDER-Si do të dalë finalja e Champions League? Pyetje është kjo? Jo, kjo nuk është pyetje. Të gjithë e dinë se unë jam tifoz i Mançester Junajtid.
Mançesteri do të fitojë, do të fitojë 2-1. Usain Bolt, njeriu më i shpejtë i botës, ka gjetur kohë të komentojë edhe finalen e Ligës së Kampioneve në futboll, gjatë një konferencë shtypi në Romë, ku ai ndodhet për mitingun e “Ligës së Diamantit” në atletikë. Sprinteri xhamajkan është një fans i njohur i Mançesterit, madje ka bërë edhe stërvitje me këtë klub në të shkuarën.
Ndërkohë, një tjetër sportist i njohur për shpejtësinë e tij, futbollisti Samuel Eto, shprehet se do të bëjë tifozllëk për Barcelonën. “Nuk i dihet, shpresoj të fitojë Barça, - deklaroi sulmuesi kamerunas i Interit për uefa.com. – Në fushë do të jenë shumë miq të mi dhe zemra ime është me ta”. Sipas Eto, Lionel Mesi mund të vendosë ndeshjen për Barcelonën, ndërsa nga Mançesterin ai zgjedh meksikanin Hernandez.
Kamerunasi e ka fituar tre herë Ligën e Kampioneve, në vitet 2006, 2009 dhe 2010. Në vitin 2006, ndaj Arsenalit, ai shënoi golin e barazimit 1-1 për katalanasit, para se Beleti të realizonte atë të fitores. Ndërsa në 2009, Eto i hapi rrugën fitores së Barçës, me golin e parë ndaj Mançesterit.
(e.m/BalkanWeb)