E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kinë, përmbytje të mëdha nga reshjet e shiut

Si pasojë e reshjve të vazhdueshme te shiut, që kanë përfshirë kryeqytetin e provincës Jiangsu në jug të Kinës, janë shkaktuar përmbytje të mëdha dhe për pasojë janë bllokuar disa rrugë. Një situatë e tillë ka krijuar kaos në qarkullimin rrugor, si për këmbësorët ashtu edhe për automjetet. Reshjet e dendura të shiut kanë vijuar gjatë gjithë ditës së martë. Në disa zona të qytetit niveli i ujit regjistrohet të ketë arritur deri në 130 milimetra. Reshjet dhe përmbytjet kanë provokuar gjithashtu edhe rrëshqitje të tokës në provincën jugperendimore Guizhou, duke bllokuar hekurudhën kryesore që përshkon këtë rajon për 40 orë. Reshjet e rëna prej ditësh, kanë detyruar mijëra njerëz në jug të Kinës, që të evakuojnë shtëpitë e tyre. Kjo situatë e rënduar atmosferike ka shkaktuar edhe të paktën 16 të vdekur, bën të ditur agjensia shtetërore e lajmeve Xinhua.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›