Itali/ Mbahet samiti i G8-ës në Aquila

Nis sot samiti i G8-ës i cili zhvillohet në Itali, në qytetin e Akuilas, një zonë që u shkatërrua nga një tërmet i fuqishëm pak muaj më parë. Tryeza e rrumbullkaët e këtij samiti do të presë krerët e shtetetve anëtare te grupit të tetëshes dhe për këtë janë marrë masa të larta sigurie. Kështu udhëheqësit e tetë vendeve më të industrializuara të botës fillojnë sot samitin tre ditor në Itali. Kriza ekonomike globale , është çështja kryesore që pritet të diskutohet në këtë takim të nivelit të lartë. Në prag të takimit Papa Benedikti u bëri thirrje liderëve të botës , qe të vendosin rregulla të forta në sistemet financiare. Ndërkaq në samit nuk do të jetë i pranishëm presidenti kinez Hu Jintao, i cili ka ndërprerë qëndrimin e tij në itali, dhe është kthyer në Kinë pas shpërthimit të dhunës në provincën veriperëndimore të Xinjiangut. Më shumë se 150 vetë janë vrarë në kryeqytetin, Urumçi të dielën në përleshje midis ujgurëve dhe kinezëve, ndërkohë që dhuna rinisi edhe gjatë ditës së martë. Ndërkaq presidenti amerikan Barak Obama ka lënë sot Moskën për të qenë i pranishëm në samitin e G8-ës për takimin e nivelit të lartë të tetë vendeve më të industrializuara, ku kriza globale pritet të jetë çështja kryesore. Diplomatët saktësojnë se udhëheqësit e tetëshes pritet të përqendrohen tek recesioni global dhe efektet e tij tek vendet në zhvillim. Dita e parë e takimit, do të shohë të mbledhur grupin e G8-ës, ku bëjnë pjesë Italia, SHBA-ja, Britania e Madhe, Gjermania, Francia, Rusia, Kanadaja dhe Japonia, si edhe presidenti i Komisionit Europian, José Manuel Barroso, dhe presidenti i radhës i Komunitetit Europian, suedezi Fredrik Reinfeldt. Në veçanti do të diskutohet për shenjat e fundit te recesionit, rregullat fiannciare dhe raundin e Doha-s për tregëtinë globale, ndërsa më pas do të realizohet edhe një foto e liderëve. Pasditja do të dominohet nga një sesion punimesh për tema globale, si ndryshimet klimatike, ndihmat dhe zhvillimi. Gjithashtu është paraashikuar edhe një takim i Obamës me kryeministrin Berluskoni , të cilët dotë bëjnë edhe një vizitë në zonat e shkatërruara nga tërmeti në Aquila. Kështu në prag të samitit të G-8-tës në Itali, presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, bëri të ditura disa prej pikave të rendit të ditës, duke nisur me ruajtjen e mjedisit, kriza ekonomike botërore, ndryshimi i klimës, furnizimi me energji, futja në borxhe dhe uria në botë. Gjithashtu në prag të samitit janë zhvilluar protesta dhe manifestime në vende të ndryshme të botës.