E Diel, 1 Nëntor 2026

Kinë, policia shpëton 23 fëmijë të trafikuar

Gjatë një operacioni mbarëkombëtar, policia në Kinë ka shpëtuar 23 fëmijë nga një rrjet trafikantësh të fëmijëve nga provincat e varfëra të vendit, njoftoi sot media shtetërore. Policia ka ndaluar edhe 18 persona të dyshuar gjatë një fushate tetëditore në qytetin Kunming, kryeqendra e provincës së varfër të Yunnan, në juglindje të Kinës, njoftoi agjencia e lajmeve Hsinhua. Disa fëmijë të tjerë, të moshave nga tre muajsh deri në tetë vjeç, nga provinca e varfër e Shanxit, u gjetën në provincën Shandong, pranë bregdetit. Ata ishin transportuar larg shtëpive të tyre nga grupet e trafikimit të qenieve njerëzore, që përdorin emigrantët e varfër për shoqëruar fëmijët. Tashmë pjesa më e madhe e fëmijëve të shpëtuar janë dërguar në jetimore, pasi prindërit e tyre nuk janë gjetur akoma, njoftoi televizioni kinez. Foshnjat kineze, kryesisht djem, nga zona të varfra dhe të largëta mund t'u jenë familjeve më të pasura. Fëmijët më të mëdhenj u shiten bandave kriminale, që i "stërvisin" për të lypur në qytetet më të mëdha dhe më të pasura. Një fëmijë i trafikuar mund të shitet nga një mijë deri në 5850 dollarë, në bazë të moshës dhe seksit, njoftoi agjencia Hsinhua. Policia e provincës Shinxi deklaroi se familjet e varfra i shesin të sapolindurit e tyre për të fituar bukën e gojës. Familjet kineze janë të detyruara të paguajnë një gjobë shtetërore nëse konstatohet se kanë më shumë fëmijë se numri i lejuar nga autoritetet kineze për kontrollin e popullsisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›