E Shtunë, 31 Tetor 2026

ORA fton qytetarët të marrin pjesë në zgjedhje

Prishtinë- Edhe pse janë të pakënaqur me mospërfilljen e partive opozitare që zgjedhjet lokale të mbahen në gjysmën e tetorit, drejtuesit e Partisë ORA kanë ftuar qytetarët e Kosovës që të dalin në zgjedhje në numër sa më të madh ‘dhe kështu me votën e tyre ta marrin përgjegjësinë për gjendjen aktuale në Kosovë’.

Nënkryetari i Partisë ORA, Besnik Krajku, ka kërkuar që zgjedhjet të vëzhgohen edhe nga vëzhguesit vendorë edhe nga ata ndërkombëtarë dhe njëkohësisht kërkon që zgjedhjet të jenë të lira, demokratike, të ndershme dhe transparente.

Populli i Kosovës ka mbajtur zgjedhje shumë të suksesshme edhe në kushte shumë më të ndërlikuara politike, prandaj kjo parti është e bindur se e njëjta gjë do të ndodhë edhe pas shpalljes së Pavarësisë.

///start-telegrafi///

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›