Izraeli do të njohë së shpejti Kosovën

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar të shtunën se vendi i tij po përgatitet të njohë Pavarësinë e Kosovës në muajin gusht. Vendimi i tij vjen si rezultat i bisedimeve të fundit me Presidentin amerikan Barack Obama. Izraeli ka marrëdhënie shumë të mira me Shtetet e Bashkuara, ndërsa kryeministri izraelit ka thënë se ai do të dëgjojë rekomandimet e Obamas për njohjen e Kosovës. Meqenëse nuk ishte e mundur të arrihej zgjidhja pas negociatave me Serbinë, Netanyahu ka shpjeguar se Izraeli nuk mund të qëndrojë i distancuar për këtë çështje, prandaj së shpejti do ta njohë Pavarësinë e Kosovës