Krimet e Rënda, "mandat i pakufizuar për gjyqtarët"

Mandat të pakufizuar për qëndrimin e tyre në detyrë si dhe shtim të kategorisë së veprave penale në kompetencë të saj. Janë këto propozimet që vijnë nga gjyqtarët e Gjykatës së Krimeve të Rënda, pjesa më e madhe e të cilëve janë në mandatin e dytë 9-vjecar.
"Për gjyqtarët e krimeve të rënda të mos ketë kufizim të mandatit në qëndrimin në detyrë të tyre sipas ligjeve, të ndryshohet ligji për organizimin e funksionimin e gjykatave të krimeve të rënda, për të pasur një element më të sigurtë dhe një garanci më të qëndrueshme për gjyqtarët në detyrën e krimeve të rënda. Nga disa ekspertë ndërkombëtarë ka pasur një ide që disa nga veprat penale si psh ato korruptive të përfshihen në kompetencat e Krimeve të Rënda. Ka një ide të qëndrueshme tashmë, që vepra penale e pastrimit të parave duhet të jetë në kompetencat e Gjykatës së Krimeve të Rënda", citon “AS”, Sandër Simonin, kryetar i Gjykatës së Krimeve të Rënda.
Minsitri Halimi, u shpreh se ka ardhur koha që në kompetencë të kësaj gjykate të përfshihet një gamë më e gjërë veprash penale, përfshirë edhe korrupsionin.
"Jo vetëm që duhet të zgjatet mandati i krimeve të rënda, por juridiksioni dhe kompetenca e Gjykatës së Krimeve të Rënda duhet të zgjerohet. Futjen në juridiksionin e gjykatës së krimeve të rënda edhe të krimit të korrupsionit si një krim i rëndë, po ashtu edhe të krimeve të tjera të cilat janë shumë të ndjeshme sot për publikun. Gjykata e Krimeve të Rënda do të ketë një fushë akoma më të madhe veprimi, do të ketë një ngarkesë edhe më të madhe, por që justifikojnë seriozitetin e jashtëzakonshëm dhe prestigjin që kjo gjykatë ka në sistemin e drejtësisë", tha Halimi.
Gjykata e Krimeve të Rënda konsiderohet me performancën më të mirë në sistemin e drejtësisë në vend. Ajo nisi funksionimin në janar 2004, për të gjykuar vepra të rënda penale. Kompetenca e saj shtrihet në të gjithë territorin e vendit. /Start/
2012-09-15 16:38