E Diel, 1 Nëntor 2026

Kinë, pushohet nga puna, hakmerret duke i vënë bombën bankës

Pezullohet nga vendi i punës dhe hakmerret duke i vënë bombën bankës për të cilën punonte. Ngjarja ka ndodhur në Kinë, në provincën e Gansu, ku një nënpunës i bankës ishte pushuar nga puna muajin e kaluar. Policia bën të ditur se në mëngjes ai ka vënë një bombë artizanale në ambjentet e brendshme të bankës rreth orës 8.30 të mëngjesit.

Si pasojë 39 persona kanë mbetur të plagosur, gjashtë prej të cilëve në gjendje shumë të rëndë, të cilët janë shoqëruar menjëherë në spital ku edhe po kurohen.

Dëshmitarët kanë thënë se kanë parë njerëz të hidhen nga dritaret për ti shpëtuar shpërthimit. Me mbërritjen e zjarrfikësve gjendja është normalizuar dhe është bërë i mundur evakuimi i të gjithë personave që ndodheshin në godinën ë Bankës.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›