Itali, përmbyset autobuzi, 30 të plagosur
Një autobus 47 pasagjerë është përmbysur sot në autostradën Roma-Napoli në afërsi të San Vittore.
Si pasojë e aksidentit janë plagosur 30 persona midis të cilëve tre janë në gjendje shumë të rëndë. Zona e autostradës ku ka ndodhur aksidenti është mbyllur për trafikun për disa orë.
Sipas mediave italiane të plagosurit janë transportuar me urgjencë në spital më helikopterët që kanë mbërritur brenda pak minutash në vendin e aksidentit. Ndërkohë që nuk dihen shkaqet e aksidentit.