Mianmar, lirohet nga burgu Suu Kyi, junta ushtarake fal ish-udhëheqësen së bashku me ish-presidentin Uin Myint

Ish-udhëheqësja e Mianmarit, Aung San Suu Kyi është faluar për pesë nga veprat e shumta për të cilat ajo ishte burgosur me 33 vite, njoftoi media shtetërore e këtij vendi.
Muajin e kaluar, sipas disa raportesh Suu Kyi ishte pajtuar për dialog me jutën ushtarake pa asnjë kusht me qëllim që të lirohej nga burgu.
Ndërsa, këtë të martë, drejtuesit e juntës njotuan se Suu Kyi u fal si pjesë e një amnistie të dhënë për mbi 7000 të burgosur me rastin e Kreshmës Budiste.
Falja përfshin edhe ish-presidentin Uin Myint.
Ish-udhëheqësit e partisë Lidhja Kombëtare për Demokraci u burgosën që nga grushti i shtetit i ndodhur në shkurt në vitin 2021.
Laureatja e Nobelit u arrestua për mashtrim zgjedhor dhe korrupsion, por ajo sipas mediave në Birmani kishte nxitur edhe një spastrtim etnik ndaj Rohingya-ve.
Një million Rohingua u detyruar të largohen për në Bangladësh për shkak të torturimeve dhe vrasjeve nga forcat policore që urdhëroheshin nga Suu Kyi.
Zhvillimi vjen një ditë pasi junta zgjati gjendjen e jashtëzakonshme në vendin e Azisë Juglindore me 6 muaj, për herë të katërt që nga grushti i shtetit.
Gazetar Artur Mata
/ rtsh /