E Diel, 1 Nëntor 2026

Kinë, rrëshkitja mbi patatina.Mënyre e re argëtimi shumë ekonomike

KINE- Merrni patinat dhe bëhuni gati të rrëshkisni në pistë pasi mania e pistave të rrëshqitje me patina po bëhet gjithnë e më e fuqishme në Kinën e ditëve të sotme. Edhe pse e lënë pas në pjesën më të madhe të botës në shekullin 21 mania e diskotekës duket se ka arritur të mbijetojë në vendin më të populluar të botës, falë punëtorëve emigrantë. Në Shangaj, i vetëshpallur si kryeqyteti i modernizmit, diskotekat cilësohen si një shprehje e të kaluarës po të nisemi nga fakti që zyrtarë të cilët janë tepër seriozë gjatë ditës në orët e mbrëmjes pijnë shampanjë nëpër bare ose kërcejnë sipas ritmeve të muzikës hip hop. Por për dhjetëra mijëra të rinjtë emigrantë që punojnë në këtë qytet rrëshqitja me patina duket se është një formë më pak e kushtueshme argëtimi pas punës. Në diskotekën Xinxiang, e para e këtij lloji në qytet, qindra emigrantë, shumica në të njëzetat, vërshojnë çdo natë në pistë duke kërcyer në ritmin e muzikave frenetike. Fillestarët përzihen me ekspertët të cilët nuk druhen të shpalosin aftësitë e tyre në pistë. "Kur nisëm nga 15 vjet më parë ata që vinin këtu ishin kryesisht adoleshentë. Por pas nisjes së reformave ekonomike në vend një numër i madh emigrantësh nga provinca të tjera zunë vend në këtë qytet. Këta njerëz po japin një ndihmesë të madhe për çuarjen përpara të kësaj tradite" tha Yang Yong, një prej administratorëve të diskotekës. Kjo modë nisi të përhapej për herë të parë në Kinë në fillim të viteve ’90 duke u zhvilluar më shumë në Shangaj ku edhe u hap pista e parë në vitin 1995. Kjo mani nisi të prekte emigrantët nga provincat e tjera derisa u zbeh gradualisht duke bërë që shumë pista të mbylleshin për mungesë fondesh. Për shumë punëtorë emigrantë rrëshqitja me patina është një argëtim i pranueshëm në aspektin financiar. "Dëgjova për këtë vend nga miqtë e mi që vinin shpeshherë këtu. Pasi erdha herën e parë edhe unë u dashurova menjëherë me të ndaj tashmë vij shpesh pasi e kam pranë vendit të punës" tha 22 vjeçari Tang Jianhui. (s.t/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›