E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Policia përgjegjësi për aksidentet në autostrade

TIRANE- Kryeministri shqiptar Sali Berisha kritikon ashpër policinë rrugore dhe e quan përgjegjëse për aksidentet e ndodhura gjatë verës së kaluar. Kreu i qeverisë shfrytëzoi analizën e Drejtorisë së Përgjithshme të policisë së Tiranës, për të vlerësuar si shkaktare të shtimit të numrit të aksidenteve qëndrimin «indiferent dhe të papërshtatshëm të policisë ndaj ligjit ». Analiza Drejtorisë së Përgjithshme të policisë së Tiranës u zhvillua sot paradite.« Për të gjithë aksidentet me shpejtësi të madhe, një përqindje të qartë të përgjegjësisë është e policisë,e skuadrave të saj të monitorimit të rrugëve. Cfarë fshihet prapa rritjes së aksidenteve, absolutisht shkaku numër një është qëndrimi i papërshtatshëm i policisë, ndaj ligjit, miërpo ato janë jetë njerëzish. Nuk mund të pranoj situatën e krijuar në verë kur një aksident kalonin si top futbolli nga një komisariat në tjetrin. Jo e ka ky jo e ka ai. Situata të tilla nuk mund të përsëriten më. Drejtoria e policisë duhet të marrë të gjitha përgjegjësitë për një numër katastrofal aksidentesh që ndodhën në verë dhe ku në një autostradë 30 km gjithsej»- deklaroi Berisha duke nënvizuar si problematike se shtimin e aksidenteve, 65 aksidente më shumë, në krahasim me vitin e kaluar. Zoti Berisha i kërkoj policisë hartimin e një plani të qarta masash për parandalimin e aksidenteve. « Kërkoj nga ju një shqyrtim shumë serioz, plan të qartë masash sepse histoRia provon se numri i aksidenteve mund të ulet dhe se ka një seri ndërhyrjesh me inpakt pozitiv në aksidentet rrugore. »(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›