"Gërdeci", 12 vjeçari refuzon faljen e Mediut

12 vjeçari R. Durda, i cili humbi nënën gjatë shpërthimit të 15 marsit në Gërdec, ndërkohë që vetë pësoi dëmtime trupore nuk pranoi faljen e ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu në seancën e pajtimit të zhvilluar sot. Ish-ministri Mediu ka kërkuar falje në seancën e sotme për pasojat e ngjarjes tragjike ndërsa tha se nuk ka marrë vendime drejtpërdrejt për Gërdecin në cilësinë e Ministrit të Mbrojtjes.
Në Gjykatën e Lartë veç padisë së 12-vjeçarit i cili e akuzon ish-ministrin për plagosje me veprimet dhe mosveprimet e tij, është depozituar edhe një padi tjetër nga shtetasja Alketa Hazizaj.
Në tragjedinë e Gërdecit të 15 marsit në 2008-ën, nga shpërthimi në depon e armëve humbën jetën 26 persona.
Seanca e radhës është vendosur për më 15 shkurt.