E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kinë, rritet numri i viktimave nga reshjet

Reshjet e dendura të shiut që vijojnë në disa rajone të Kinës kanë detyruar evakuimin e 55 mijë personave të tjerë.
 

Mediat shtetërore kineze raportojnë se evakuimet janë kryer kryesisht nga provinca Hubei.
 

Reshjet e shiut vijojnë prej disa ditësh në 13 provinca në Kinën qëndrore dhe jugore duke prekur më shumë se 500 mijë banorë.
 

Ndërkaq, që është rritur edhe bilanci i viktimave.
 

Sipas autoriteteve zyrtare të paktën 105 persona kanë humbur jetën ndërsa 60 të tjerë rezultojnë të zhdukur.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›