E Diel, 1 Nëntor 2026

Vazhdon me dyer te mbyllura takimi i Komitetit te Asocim- Stabilizimit Shqiperi-BE

Deputetët e delegacionit për Europën Juglindore dhe 14 deputetë shqiptarë kanë zhvilluar që prej orës 15.00 të pasdites të së hënës takimin e Komitetit të Asocim- Stabilizimit Shqipëri-BE. Ky takim, i cili mbaron të martën në mesditë zhvillohet me dyer të mbyllura, për të evituar përcjelljen e mesazheve të ndryshme, siç ka shpjeguar edhe kryetari i delegacionit për Europën Juglindore, Eduard Kukan, gjë që është pritur mirë edhe nga deputetët shqiptarë.

“Ideja e organizimit të takimit me dyer të mbyllura është që të krijojmë atmosferën e duhur për të diskutuar mbi çështjet për të cilat jemi mbledhur, pasi duke u nisur nga eksperienca e kaluar, prezenca e medias përdoret nga disa prej nesh për të dhënë mesazhe emocionale të panevojshme dhe ekstreme. “, është shprehur kryetari i delegacionit për Europën Juglindore, Eduard Kukan.

Pra, vëmendja duhet mbajtur te çështjet e axhendës. Komisionieri për zgjerimin, Stefan Füle pritet të mbajë një fjalim para përfundimit të takimit, fjalim që do bëhet publik. Ndërkohë temat kryesore në të cilat janë përqëndruar deputët janë situata post-zgjedhore në Shqipëri dhe 12 rekomandimet e Komisionit Europian për integrimin e Shqipërisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›