Wollfarth Te miratohet sa me pare ligji per Gjykaten Administrative
Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Wollfarth, ka kërkuar miratimin sa më parë të ligjit për Gjykatën Administrative, i cili prej më shumë se dy vjetësh po mbahet peng nga opozita, e cila me bojkotin e saj nuk plotëson numrin e duhur të deputetëve në Parlament pë miratimin e këij ligji. Pas një takimi në Gjykatë e Shkallë së Parë në Korcë, Wollfarth, tha se ky ligj është shumë i rëndësishëm dhe i bëri thirrje opozitës të marrë pjesë në parlament.
“Shpresoj vërtet dhe i nxis ata të kthehen në parlament dhe t’i përkushtohen plotësisht punës, sepse kjo gjë është një nivel shumë i rëndësishëm shërbimi ndaj qytetarëve dhe miratimi i ligjeve është një pjesë e rëndësishme dhe fillestare e këtij shërbimi”, është shprehur ambasadori i OSBE-së në Tiranë duke theksuar se “Në një të ardhme, ky vend do të ketë zgjedhje të përgjithshme, sigurisht të planifikuara, por e drejta administrative është diçka që nuk ka të bëjë aspak me fushatën. Kjo është një gjë shumë e rëndësishme për të plotësuar themelet e këtij vendi. Një ligj administrativ funksional dhe i plotë dhe një sistem gjyqësor administrativ janë shumë të rëndësishëm për investitorët e huaj, por dhe për ata vendas. Kjo është një pjesë shumë e rëndësishme e sistemit të sigurisë kur dikush dëshiron të bëjë biznes, pasi është gjithashtu një shërbim për qytetarët dhe shoqërinë, duke qenë se fillimisht ka të bëjë me vendet e punës.”.
Këto deklarata, ambasadori i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Eugen Wollfarth, i bëri gjatë një vizite në Gjykatën e rrethit gjyqësor Korçë.