Kinë, shkarkohet lideri i Partisë Komuniste

62-vjeçari ishte një konkurrent i fortë për t’u promovuar në rangje të larta të vendit kur partia të ndërronte lidershipin e saj më vonë gjatë vitit.
Megjithatë, në vend shpërtheu një skandal kur ish-shefi i tij i policisë kaloi një ditë në Konsullatën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, muajin e kaluar.
Bo Xilai do të zëvendësohet në postin e kreut të partisë nga zv/kryeministri Zhang Dejiang, raportoi “Xinhua”.
Lëvizja vjen vetëm një ditë pas përfundimit të sesioni parlamentar vjetor, ku mungesa e Bo-së në një takim ngjalli spekulime mbi të ardhmen e tij.
Pas një heshtjeje të gjatë, ai foli javën e kaluar lidhur me incidentin ku ishte përfshirë ish- shefi I policisë, Wang Lijun, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.
Ai tha se nuk mund ta kishte imagjinuar veprimin e Wangut. “Erdhi papritur”, tha Bo duke shtuar se “ndjej sikur i kam besuar personit të gabuar”.
/Start/F. Prroni/
2012-03-15 10:02