E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kinë, shpërthimi shkakton vdekjen e 18 personave

Pekin - Një shpërthim i ndodhur dje në Kinën qendrore shkaktoi vdekjen e 18 personave dhe plagosjen e 3 të tjerëve. Aksidenti ndodhi në një minierë qymyri në qytetin Chenzhou, kur një detonator dhe eksplozivi i vendosur në një depo shpërthyen.

Viktimat ndodheshin nëpër fjetore pranë depos së eksplozivit në momentin e shpërthimit. Agjencia “Hsinhua” deklaron se 2 persona konsiderohen të zhdukur.

Minierat në Kinë konsiderohen si më të rrezikshmet. Sipas shifrave zyrtare, afro 3 800 minatorë kanë vdekur nëpër minierat kineze vitin e shkuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›