PS: RTSH nën “kthetra”
Tiranë -Partia Socialiste ka dënuar sot njëanshmërinë e Televizionin Publik Shqiptar në transmetimin e informacioneve. Deputeti Musa Ulqini tha se ekipi drejtues i këtij institucioni, nën presionin e fortë të qeverisë, i detyron gazetarët të shkelin çdo ditë ligjin për mënyrën se si transmetuesi i vetëm publik në vend duhet të informojë publikun.
“Paanshmëria në informimin e publikut, cili paguan çdo vit taksë për këtë transmetues në mënyrë që ai të jetë i paanshëm, sot është standardi më i dhunuar në këtë institucion, edhe pse ky standard sanksionohet qartë në ligj si një detyrim thelbësor i funksionimit të RTSh-së”-theksoi Ulqini. Sipas tij, në të gjitha emisionet dhe transmetimet e RTSH-së, mungon opinioni i opozitës, por edhe i qytetarëve.
“Në 160 emisionet speciale të transmetuara vitin e kaluar nga RTSh, 80% e tyre kishin në qendër të tyre Kryeministrin Sali Berisha dhe ministrat e tij. As edhe një ”speciale” e vetme nuk trajtonte problemet dhe shqetësimet e ngritura nga opozita. Edicionet informative te RTSh-së prej ditësh kanë si protagonist kryesor në 90% të kohës televizive vetëm përfaqësuesit e qeverisë dhe të mazhorancës aktuale”-vijoi deputeti socialist.
Në emër të partisë më të madhe në opozitë, ai ka denoncuar me forcë dhe i ka kërkuar Këshillit Drejtues të RTSh-së të respektojë ligjin dhe qeverisë të heqë dorë nga keqpërdorimi i tejskajshëm politik i RTSh-së.