Kine shpetohen minatoret
Ekipet e shpëtimit në Kinë kanë mundur të shpëtojnë pjesën më të madhe të minatorëve që ishin bllokuar pas shpërthimit në një minierë në Kinën Qendrore. Mediat kineze kanë bërë të ditur se 45 minatorët janë shpëtuar dhe ndodhën në gjendje të mirë shëndetësore.
Grupet e shpëtimit kanë hapur një tunel alternativ që është shfrytëzuar për nxjerrjen në sipërfaqe të 45 minatorëve. 21 minatorë u shpëtuan pak orë para operacionit Bilani i incidentit të rëndë, është 8 të vdekur.
Aksidentet në minierat e Kinës, janë të shpeshta si pasojë e kushteve të dobëta të sigurisë, megjithëse në vitet e fundit vendi është përpjekur t’i përmirësojë ato.
Një javë më parë një shpërthim në një minierë gazi në provincën Hunan, i ka marrë jetën të paktën 29 personave. Por zyrtarët vendas insistojnë të standartet e sigurisë po përmirësohen, duke thënë se kanë marrë masa për të mbyllur miniera të shumta ilegale.