Selim Muca Bajramet jane riperteritja e vetedijes sone te besimit
Kryetari i Komunitetit Mysliman, Selim Muça, uroi sot besimtarët shqiptarë anembanë botës që festa e Kurban Bajramit të sjellë më shumë mirësi, afrimitet dhe dashuri mes njëri-tjetrit, në të mirë të shoqërisë, kombit dhe gjithë njerëzimit.
Në mesazhin e tij të urimit, për ditën që shënon flijimin dhe sakrificën e njeriut në emër të besimit te Zoti dhe në emër të dashurisë për njeriun, Muça theksoi se "Bajrami në Islam është qetësi dhe dinjitet, ku myslimanët falënderojnë dhe madhërojnë Zotin që është Një dhe i Gjithëfuqishëm. Kjo është ngritja e njeriut deri tek dashuria më e lartë, dashuria që shkrin çdo dashuri tjetër, deri te vullneti i çeliktë, i cili eviton çdo gjë që rrezikon dorëzimin e plotë ndaj Zotit".
Kjo festë, thekson Kryetari i Komunitetit Mysliman, Selim Muça, në mesazhin drejtuar besimtarëve myslimanë shqiptarë, "ka ditë shpresëdhënëse që përcjellin për në përjetësi përkushtimin tonë ndaj besimit, ndaj adhurimit të Mëshiruesit". "Janë momentet ngazëlluese që skaliten në faqen e historisë së çdo shoqërie, duke treguar aq me paqë dhe plot vetëdije bindjen tonë ndaj Krijuesit Mëshirëplotë. Në harkun kohor të çdo viti, Bajramet janë ripërtëritja e vetëdijes sonë të besimit, vetëdijes sonë myslimane, të mbajtjes vitale të vullnetit tonë kombëtar, të unitetit dhe vëllazërimit, si edhe janë ditët e veçanta të mëshirës dhe begative që dërgon Allahu Dhurues i pashoq”.