E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish-drejtori i Gërdecit: Rregulloren teknike e hartoi Patrick Henry III

Tiranë- Punësimi im është realizuar nga shoqëria Albademil sh.p.k. nëpërmjet nënshkrimit të një kontrate pune, e nënshkruar nga të dy administratorët e saj, ai teknik Patrick Henry III dhe ai financiar Mihal Delijorgji. Detyra ime themelore ishte të vija në zbatim rregulloren e brendshme teknike e të sigurisë në punën me municione ushtarake e lende eksplozive të hartuar e dhënë për zbatim nga administratori teknik i shoqërisë z. Patrick Henry III.

Patrick Henry, ka qene partneri amerikan i Mihal Delijorgjit në biznesin e demontimit të municioneve, por që nuk është vënë nën akuzë nga drejtësia shqiptare.   Kjo është deklarata që ka bërë para gjykatësve, gjatë paraqitjes së mbrojtjes së tij, ish drejtori i fabrikës së demontimit të predhave Dritan Minxolli. Më poshtë ne po publikojmë të plotë mbrojtjen e tij.

Lidhur me akuzat e ngritura nga prokuroria ndaj meje, une parashtroj:

1. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë nga ana e saj, nuk arriti të provojë në këtë gjykim veprimet apo mosveprimet e mija në kundërshtim me ligjin, dëmin ekonomik të shkaktuar shtetit dhe të tretëve, si element i domosdoshëm për veprën penale për të cilën akuzohem, si dhe as veprimet konkrete të cilat pretendohen nga prokuroria se kanë shkaktuar ardhjen e pasojës, qoftë në humbjen e jetës për shtetasit që kanë vdekur, ashtu edhe në dëmtimin e pronave.

2. Duke marrë në analizë parashtrimet e bëra fillimisht dhe Diskutimin Përfundimtar të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë mund të konstatoni që në fillimet e saj shtrembërimin e fakteve dhe provave shkresore të paraqitura nga vetë organi i akuzës. Është e nevojshme që në këtë fazë të diskutimit përfundimtar të mbrojtjes sime të evidentoj faktin se në parashtrimet hyrëse të organit të akuzës për paraqitjen e çështjes përpara kësaj gjykate, parashtrimi i rrethanave rreth akuzave që bëhen ndaj meje përmblidhet në tetë faqe, ndërsa po këto rrethana në diskutimin përfundimtar tirren me përsëritje të pafund për më shumë se 150 faqe.

Me bindje them, se nuk është përsëritja pa fund e të njëjtit refren apo numri i faqeve që shkruhen ai që duhet të provojë akuzat që më janë bërë, por duhet të ishin provat konkrete ato që duhet të mbështesnin pretendimet e prokurorisë në lidhje me këto akuza që më atribuojnë. Prova, të cilat, për akuzat që më bëhen nuk rezultuan të ekzistojnë dhe akoma më pak të pasqyrohet ndonjë element i veprave penale në veprimet apo mos veprimet e mija në Territorin Ushtarak pranë fshatit të Gërdecit, pronë e Ministrisë së Mbrojtjes.

3. Në lidhje me akuzat dhe dhënien e rrethanave të kryerjes së këtyre veprave prej meje, duhet të theksoj se, pavarësisht numrit të madh të faqeve ku organi i prokurorisë përmend apo vendos emrin tim, kuptohet duke përsëritur pa fund të njëjtën gjë, akuzat ndaj meje, ashtu siç e ka shprehur prokuroria në kërkesat, parashtrimet dhe në diskutimin e saj përfundimtar, përmblidhen në etiketimin se me veprime dhe mosveprime unë si i pandehur, si më poshtë:

i.    Pa patur ndonjë akt apo rregullore për proçedurat standarde të sigurisë, rregullore të mbrojtjes kundër zjarrit, rregulloret për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të punonjësve e më gjerë, si dhe në mungesë të standardeve minimale të sigurisë, duke bërë që ky proces të jetë kaotik dhe jashtë çdo standardi sigurie.
ii.    Me dashje dhe në bashkëpunim ka organizuar dhe realizuar furnizimin dhe administrimin me municione luftarake të kalibrave 7.62 mm 152 mm dhe ka organizuar realizimin e procesit të çmontimit dhe çmilitarizimit të tyre, duke shpërfillur në mënyrë të hapur standardet minimale të sigurisë në këtë fushë;
iii.    Me dashje, ka organizuar furnizimin, me municione/shtimje të kalibrave jo të vegjël, në sasi të mëdha, rreth 150-200 ton në ditë, jashtë çdo lloj kriteri dhe në kundërshtim të dukshëm me kapacitet dhe aftësitë përpunuese të saj, (magazinim i municioneve, futja e tyre në proces çmontimi, administrimi i nënprodukteve të rrezikshme të përftuara si barut, TNT, djegore).
iv.    Me dashje dhe jashtë çdo standardi në raport me këtë aktivitet, ka punësuar punonjës të pakualifikuar deri të mitur, duke shpërfillur në mënyrë të dukshme natyrën e shtuar të rrezikut të municioneve dhe nënprodukteve të dala nga çmontimi në këtë aktivitet të kryer nga këta punonjës.
v.    Me dashje kanë përdorur metoda dhe mjete pune të papërshtatshme, që dukshëm bartnin rrezikun e shkaktimit të zjarrit, siç ka qenë përdorimi për transportin e baruteve, të karrocave metalike, të porsa salduara, si edhe mjete të tjera të rrezikshme për zhvillimin e këtij procesi.
vi.    Me dashje, në bashkëpunim në ambientet e Ish- Brigadës së Tankeve në Gërdec, në datën 15.03.2007, kanë grumbulluar dhe magazinuar municione dhe nënprodukte lëndë plasëse dhe djegëse, burim me rrezikshmëri të lartë të shtuar për sigurinë në këtë rajon, në lloje dhe sasi/peshë si – predha në peshë 4365,335 ton, me mbushje TNT në peshë 795,609 ton; – barut në peshë 1067,855 ton; – djegore të tipeve të ndryshme të municioneve/shtimjeve në sasi 286 476 copë.
vii.    Me dashje, në bashkëpunim kanë organizuar një proces kaotik dhe në shpërfillje të dukshme të standardeve minimale të sigurisë në: – dorëzimin, grumbullimin dhe magazinimin e municioneve/shtimjeve; – në kryerjen e proceseve çmontuese dhe çmilitarizuese të municioneve/shtimjeve; si dhe në lëvizjen, administrimin, magazinimin dhe evadimin e nënprodukteve të rrezikshme të përftuara në këtë proces.
viii.    Të pandehurit, në kryerjen në bashkëpunim të veprimeve të mësipërme shoqërisht të rrezikshme, kanë vepruar me dashje dhe me vetëdije, lidhur me rrezikun real të eksplodimit të lëndëve plasëse dhe djegëse për shkak të mungesës së rregullave dhe standardeve të sigurisë nga grumbullimi i municioneve dhe nënprodukteve të dala nga çmontimi i tyre.

Sa sipër pasqyroj është përmbledhësja e akuzave të prokurorisë, në të cilën mund të konstatoni qartësisht kontradikta të dukshme në lidhje me mua, të pandehurin Dritan Minxolli. Kontradikta të cilat kanë të bëjnë si me vendosjen e pozicionimin tim, si të pandehur, në rrethana apo momente të ngjarjeve në atë territor ushtarak ku unë jo vetëm që nuk kam marrë ndonjëherë pjesë, por edhe në përfshirjen time në hartimin dhe implementimin e akteve ku përsëri nuk kam qenë ndonjëherë pjesëmarrës dhe as kam patur dijeni për mënyrën apo rrethanat se si janë realizuar e miratuar ato. Veprime të akuzës këto që, nga ana tjetër, po ajo vetë e pranon se si i pandehur kam patur një pozitë krejtësisht të ndryshme në rrethanat e çështjes, si dhe në veprimet apo mosveprimet që pretendohet se kam kryer.

4. Është e nevojshme që të theksoj e ri-përsëris edhe faktin më domethënës të këtij procesi, atë që prokuroria edhe në diskutimin e saj përfundimtar nuk i përmbahet aspak provave të marra në hetimin gjyqësor, por vetëm të dhënave të saj të mara në hetimet paraprake, në kundërshtim me parashikimet e neneve 151 e 152 të K.Pr. Penale. Këtu kam parasysh një dëshmitar dhe një të pandehur, siç janë Veiz Muça dhe Sokol Ngjeçi, të cilët me deklarimet e tyre përpara gjykatës besoj kanë folur qartë mbi çështjen dhe pabazueshmërinë e akuzave të ngritura kundër meje.

5. Për mua si i pandehur në këtë proces penal, një pasqyrim i tillë kontradiktor dhe i pasaktë i rrethanave është krejtësisht i qëllimshëm dhe i bere me synimin e vetëm për të më rënduar pozitën, duke krijuar imazhin e rremë se kemi të bëjmë me një të pandehur që ka kryer në çdo rast veprime në kundërshtim me ligjin, duke shpikur rregulla, forma e norma pune të cilat të vetmin përfundim që do të kishin do të ishte një përfitim sa më i madh financiar, dhe kjo e shtrirë në të gjithë procesin e realizimit të demontimit e

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›