E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kine veteranet kerkojne lirine e shprehjes

Nje grup prej 23 veteranesh te Partise Komuniste ne Kine kane shkruar nje leter duke kerkuar dhenien fund te kufizimit te lirise se shprehjes ne vend.

Letra ne fjale thote se liria e shprehjes garantohet ne Kushtetuten kineze por nuk lejohet te praktikohet.

Ne duam qe njerezit te jene ne gjendje te shprehen te lire ne internet dhe me shume respekt per gazetaret thuhet ne leter.

Apeli vjen vetem disa dite pasi disidentit kinez Liu Xiaobo iu dha cmimi Nobel per Paqen. Liu ndodhet ne burg per te shlyer nje denim 11 vjecar pasi shprehu deshiren e tij per nje ndryshim paqesor te politikes ne Kine.

Letra vjen gjithashtu pak para nje mbledhjeje te rendesishme te partise ku pritet te promovohen lideret e ardhshem dhe ti jepet forme politikes per vitet ne vijim.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›