Trazirat polemika ne Itali

Gjate nje takimi mes shefit te policise dhe ministrit te Puneve te Brendshme ky i fundit deklaron se nuk ka asnje pergjegjesi nga ana e policise italiane. Sipas Roberto Maronit duke mos nderhyre ajo evitoi nje tragjedi qe mund te kishte qene shume e rende.
Kryetari i Senatit italian Renato Schifani ve ne dukje se ngjarjet e djeshme tregua fytyren me te keqe te Europes qe akoma eshte e pershkuar nga dhuna e atyre qe nuk pranojne qyteterimin dinjitetin dhe respektin e njeriut. Nga ana e tij ambasadori serb ne Rome kerkoi falje per cka ndodhi ne Xhenova dhe tha se eshte nje turp per vendin e tij qe nuk perfaqesohet nga ky grup keqberesish.
Por nga ana tjeter qofte kryebashkiaku i Xhenoves e qofte disa eksponente politike kerkojne te dine se pse nuk jane marre masat e nevojshme te sigurise dhe si ka mundesi qe tifoze te tille te dhunshem nuk jane sinjalizuar dhe bllokuar. Bile kerkohet deri doreheqja e ministrit te Brendshem Maroni. Edhe UEFA shtron te njejtat pyetje dhe ka mundesi qe te ndeshkohet edhe Federata Italiane e Futbollit.