Shqiperia e shemtuar mundet 2-0 ne Bjellorusi

Kuqezinjte keshtu humbin pas nje serie pozitive prej tete ndeshjesh. Shqiperia tashme ndodhet ne vendin e trete te grupit D.
Shqiperia ne temperatura arktike dhe nje stadium pothuajse bosh pesoi dje humbjen e pare ne eliminatoret e Evropianit te 2012-s. Ishte pikerisht skuadra perfaqesuese e Bjellorusise ajo qe ktheu me kembe ne toke kuqezinjte tane te cilet shkuan ne stadiumin Dinamo te Minskut me pese pike te marra ne tre takimet e para. Kuqezinjte keshtu humbin pas nje serie pozitive prej tete ndeshjesh nje humbje e hidhur ndaj nje rivali direkt per kater vendet e para e qe do te perballemi serish me 26 mars 2011 ne ndeshjen e pare te vitit 2011. Shqiperia tani rreshqiti ne vendin e trete me pese pike pas kater ndeshjesh por me Bjellorusine ne vendin e dyte tani ne kuoten e 8 pikeve. Kuqezinjte luajten pa tre titullaret Lorik Cana i demtuar Debatik Curri i demtuar dhe Erion Bogdani i pezulluar ku u ndie sidomos mungesa e Canes ne mbrojtje nje lider i repartit difensiv dhe nje organizator i shkelqyer i prapavijes shqiptare.
Formacioni
Trajneri Xhemal Mustedanagic e nisi takimin me Beqajn Dallkun Vangjelin Telin Agollin Lilen Duron Bulkun Liken Skelen kapiten dhe sulmues te vetem Hamdi Salihin. Me kete rreshtim zevendesi i Kuzhese riktheu ne jete Shqiperine e vjeter ate qe filloi keto eliminatore perballe Rumanise duke qene se la ne stol Muzaken dhe ne vend te tij preferoi Lilen i cili i la vendin ne mesfushe Duros njeri nga me te dobetit per tanet. Pervec kesaj zgjedhjeje taktike boshnjaku beri edhe nje tjeter te detyruar. Vendin e Canes te demtuar ne takimin ndaj Bosnje-Hercegovines ne qender te mbrojtjes e mori Teli fitoi konkurrencen me Elvin Beqirin dhe Endri Vrapin.
Kronika
Ne minutat e para te ndeshjes ishte Bjellorusia ajo qe tentoi porten tone me nje gjuajtje nga larg ne minuten e 3-te me ane te Martinovic por pa asnje problem per veteranin Arjan Beqaj qe e zoteroi qetesisht topin. Nderkohe qe homologu i tij Juri Zhvenov ishte nje spektator pa bilete duke qene se u mundua te priste disa harkime-goditje te Vangjelit dhe Ansi Agollit qe edhe pse ishin mbrojtes krahu arriten te rrezikonin me shume sesa mesfushoret qe kishin perpara respektivisht Lila dhe Lika. Ne minuten e 10-te pas nje faulli te Ervin Bulkut ndaj Tigorev ne afersi te zones Kulciu ekzekutoi fort Beqaj e bllokoi i pasigurt topin qe i rikthyer te Vitali Rodionov nuk fali nga nje distance e afert. Ky ishte dhe goli i shtate i bjelloruseve i shenuar ne porten e Shqiperise duke futur ne keto llogari edhe gjashte golat e shenuar nga bjelloruset ne dy takimet e vlefshme per eliminatoret e Euro 2008-s. Ne minuten e 15-te nje goditje pa force e Ansi Agollit nga distanca nuk krijoi asnje problem per kundershtaret. Ne njezet minutat e pare Shqiperia luajti e hapur dhe e pasigurt ne mbrojtje duke u ndier fuqishem mungesa e kapitenit Lorik Cana i cili ishte nje pengese e vertete ne barazimin kunder Bosnjes. Goli i bjelloruseve dhe loja pa force e Shqiperise solli nervozizem te kuqezinjte qe reflektoi me kartonin e panevojshem te Gilman Likes pas nje faulli ndaj Kisljakut. Ne minuten e 31-te mbrojtesi Igor Shitov goditi traversen teksa gjithcka erdhi pas nje pasigurie te theksuar te mbrojtjes sone dhe nje nxitimi te portierit Arjan Beqajt. Loja e perfaqesueses ishte per te mos u permendur. Tanet bene nje seri gabimesh ne mesfushe si te ishin amatore nderkohe perballe nuk kishin nje skuder te rangut te larte. Njeri nga lojtaret qe humbi me shume pasime ishte Klodian Duro i cili jo vetem qe nuk mund te luaje nje rol alla Pirlo por nuk mund te luaje tere takimin duke qene se nuk perballon ritmin. Ne takimin e djeshem Shqiperia u shfaq per here te pare rrezikshem ndaj Bjellorusise ne minuten e 37 me Duron qe pervec asaj goditjeje te forte nuk beri me asgje. Me pas Ansi Agolli leshoi nje diagonale nga jashte zone ne te 39 por portieri Zhvenov ishte i vemendshem duke bllokuar lehtesisht topin. Kater minuta perpara perfundimit te pjeses se pare Ervin Skela u ndeshkua me karton te verdhe per nje mbajtje me dore te Pulitos ne harkun e gjysmefushes se Bjellorusise. Mund te shmangej. Kartoni i dyte i verdhe per Shqiperine pas atij edhe te Gilman Likes per nje faull amator. Me pas ne fraksionin e dyte te takimit nuk u pa asnje ndryshim ne formacionin e Shqiperise por dhe as te Bjellorusia qe u ndeshkua shume shpejt me kartonin e saj te pare te verdhe Malosh per nje faull ndaj Andi Liles. Trajneri Mustedanagic filloi te ndryshonte dic ne minuten e 60-te kur hodhi ne fushe mesfushorin e avancuar Gjergji Muzaka autor i golit te barazimit ne minuten e 87-te ne Rumani ne vend te mesfushorit shkaterrues Ervin Bulku jo ne nje nga ditet me te mira te tij e qe kishte shpenzuar me shume energji. Ne te 62 mesfushori Timofei Kalacev goditi nga larg por topi u devijua nga autori i golit Vitali Rodionov ndersa sfera kaloi mbi shtyllen horizontale. Momenti me i mire i Shqiperise erdhi ne minuten e 68-te kur Hamdi Salihi i shpetoi mbulimit te mbrojtjes bjelloruse por sulmuesi i Rapidit te Vjenes nuk mundi te mposhte portierin Zhvenov per te realizuar golin e barazimit per kombetaren tone. Me pas ndihmesi i Josip i Kuzhese Mustedanagic hodhi ne fushe Elis Bakajn ne vend te Gilman Likes ne te 76. Nje minute me pas erdhi edhe goli i dyte i Bjellorusise kur pas nje gabimi te Skeles zevendesuesi Sergei Krivets i sapohyre ne loje shenoi me koke duke shenuar golin e dyte per bjelloruset. Mustedanagic provoi dhe karten e fundit duke hedhur ne loje sulmuesin Edmond Kapllani ne vend te Ervin Skeles te rene nga forca fizike. Shqiperia tani me kater lojtare ofensive Salihi Kapllani Bakaj dhe Muzaka. Minuta e 90-te solli edhe ndeshkimin me kartonin e kuq te Armend Dallkut nga gjyqtari danez Rasmusen pas kartonit te dyte te verdhe. Kjo ishte nje humbje e merituar edhe pse formacioni yne kishte pothuajse nje mbrojtje te improvizuar ku Teli nuk hyri asnjehere ne loje nderkohe qe ne mesfushe Duro dhe Lika nuk justifikuan aspak besimin qe u dha zevendesi i Kuzhese.