Kine zgjidhet pasardhesi i Hu Jintao

Zevendespresidenti kinez Xi Jinping eshte emeruar nenkryetar i te plotfuqishmit Komisioni Qendror Ushtarak.
Sipas mediave nderkombetare ky emerim shihet si nje levizje per te caktuar Jinping si pasardhesin e presidentit Hu Jintao.
Vendimi u mor ne diten e fundit te takimit vjetor te Partise Komuniste kineze.
Hu Jintao duhet te terhiqet nga posti i kreut te kesaj partie ne vitin 2012 ndersa nje vit me vone nga posti i presidentit.
Jinping po ndjek keshtu gjurmet e Jintao i cili u emerua gjithashtu ne krye te komisionit qe kontrollon ushtrine kineze para se te behej president.
Jinping u ngrit ne detyre nga Komiteti Qendror i Partise Komuniste kineze nje keshill qe perbehet nga rreth 200 zyrtare.