Serbia e ndare midis frikes dhe dhunes

Problemi i ultrasve eshte nje ceshtje qe shteti serb nuk mund te nenvleftesoje me. Presidenti i shtetit te ish-Jugosllavise Boris Tadic ne nje interviste te dhene te perditshmes Politika iu rikthye episodeve te parades se homoseksualeve dhe mbi te gjitha incidenteve qe ndodhen ne stadiumin Ferraris te Xhenoves. Pergjigjja e krimit te organizuar dhe e grupeve te dhunshme ndaj shtetit. Nuk duhet harruar per asnje moment se krimi i organizuar perdor grupet e dhunshme te ultrasve per te destabilizuar nje vend i cili i con boset e mafias ne burg. Dhe ne kete lufte natyrisht Serbia do te fitoje. do tentative e ardhshme nga ana e huliganeve per te shkaterruar nje qytet apo per te vene ne rrezik sigurine e qytetareve dhe stabilitetin e shtetit do te marre pergjigjen qe meriton - paralajmeron Tadic - do te kete nje pergjigje te merituar qe do te jete edhe me e rrepte nese do gjykohet e arsyeshme. Kryetari i shtetit serb ben edhe nje apel Kemi nevoje per reagimin e te gjithe shoqerise. Per te gjithe ata qe e kundershtojne dhunen ka ardhur momenti per tu bashkuar ne nje front jo-dhunes front ky qe te kete nje rol edukativ ne shoqeri.
Per sa u perket mosmarreveshjeve te aksit Beograd-Rome ne lidhje me organizimin e ndeshjes Itali-Serbi Tadic tentoi te ndermjetesoje Nuk do te ishte keq nese identifikojme dhe korrigjojme pikat tona te dobeta para se te nisim te diskutojme per ato te te tjereve. Ky diskurs i presidentit serb vjen nje jave para te shumepriturit dhe te shume diskutueshmit derby te Beogradit mes Yllit te Kuq dhe Partizanit. Sipas te perditshmes Kurir per 23 tetorin po pergatitet lufte ne Beograd incidentet e huliganeve te dielen ne Gay Pride dhe dy dite me pas ne ndeshjen Itali-Serbi ne Xhenova jane provat gjenerale te dhunes qe ekstremistet po pergatisin per 23 tetorin ne derbin mes Yllit te Kuq dhe Partizanit te Beogradit. Nderkohe qe titulli i gazetes serbe eshte emblematik Nje milion euro per te bere kaos ne derby. Beogradi ka nisur te dridhet...