Boterori i 2018-es anetare te FIFA-s akuzohen per shitje votash

Prestigjiozja Sunday Times publikoi dje nje video ku verteton se dy anetare te FIFA-s ishin gati per te shitur votat e tyre per sa i perket vendit organizator te Boterorit te ardhshem
Nje reportazh i bere nga disa gazetare te Sunday Times ka shkaktuar nje stuhi te vertete ne ambientet e institucionit me te larte futbollistik ne Bote FIFA. Keshtu tabloidi britanik zbuloi duke faktuar edhe me video se dy anetare te FIFA-s kane vene ne dispozicion voten e tyre kundrejt shumave te majme per sa i perket zgjedhjes se vendit organizator te Boterorit te 2018-es.
Te shiturit
Sipas Sunday Times voten ne shitje e ka nxjerre Reynald Temarii president i Konfederates se Oqeanise dhe Amos Adamu anetar nga Nigeria qe ben pjese ne Komitetin Ekzekutiv te FIFA-s. Tabloidi britanik zbuloi dje se Temarii ishte i gatshem te shiste voten e tij per tre milione dollare neozelandeze pak me shume se nje milion e gjysme eurosh qe do ti investonte me pas ne ngritjen e nje akademie sportive. Ndersa nigeriani Adamu pranoi te shitej per 800 mije dollare rreth 570 mije euro. Ky i fundit mesohet te kete thene se keto para do ti investonte ne vendin e tij ku do te ngrinte kater fusha futbolli me bar artificial.
Skenari
Gazetaret e tabloidit britanik u afruan me dy te lartpermendurit duke u shtirur si pjesetare te nje konsorciumi kompanish amerikane qe kerkonin te risillnin Kupen e Botes ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes vend ky qe vetem pak dite me pare hoqi dore nga kerkesa qe kishte bere me pare pra per te organizuar Boterorin e 2018-es duke qene se vendosi te merrte pjese ne votimin qe do te behej ne FIFA per vendin organizator te edicionit te Boterorit qe do te mbahet me 2022.
Reagimi i FIFA-s
Pas publikimit te ketyre fakteve FIFA se bashku me Komisionin e Etikes bene me dije se eshte nisur monitorimi i cdo dokumentacioni per sa u perket vendeve qe duan te organizojne Boterorin e 2018-es dhe ate te 2022-it. Sipas njoftimit zyrtar FIFA dhe Komisioni i Etikes i ketij organi ka kerkuar te gjithe dokumentacionin dhe informacione te ndryshme qe kane lidhje me kete ngjarje dhe pas analizimit te ketyre fakteve organi me i larte futbollistik do te jete ne gjendje te vendose per hapat e metejshem.
Vendimi
Perpos FIFA-s edhe Konfederata e Oqeanise deklaroi dje se do te hetoje mbi akuzat qe jane ngritur ndaj Temariit. Vendet organizatore te dy edicioneve te Boterorit te radhes pra ai qe do te zhvillohet me 2018 dhe ai i 2022 do te percaktohen nga FIFA me 2 dhjetor. Per te organizuar Boterorin e 2018-es jane ne gare vende si Rusia Anglia Belgjike ndash Holande dhe Spanje ndash Portugali. Nderkohe qe ne gare per edicionin qe do te zhvillohet ne 2022-in kane hedhur kandidaturen Shtetet e Bashkuara te Amerikes Australia Japonia Koreja e Jugut dhe Katari.