E Diel, 1 Nëntor 2026

Superliga Tirana kerkon revanshin ndaj Dinamos

Bardheblute ne shtate ndeshje kane mbledhur vetem 8 pike. Kampionati ne fuqi Dinamo vjen si favorite.

Sot ne oren 18.00 do te zhvillohet derbi i kryeqytetit Tirana-Dinamo. Bardheblute do te jene prites por do te kene ne stol edhe trajnerin e ri nje ish-futbollist i kesaj skuadre Nevil Dede. Pas largimit te Staroves Dede duhet te debutoje ne stolin e 24 here kampioneve ne nje ndeshje delikate dhe mjaft te veshtire. Derbi me Dinamon sheh ne leter si favorite kete te fundit per faktin se jane kampionet ne fuqi por edhe kane nje grup solid e te konsoliduar mbajne edhe vendin e pare ne kampionat pas 6 javesh. Nje sfide e vecante kjo per Nevil Deden i cili do te kerkoje ta nise me kembe te mbare te Tirana si trajner i pare. Por pengesa qe ka perpara pervecse mban emrin derbi ka edhe veshtiresine e kundershtarit Dinamo e cila nga ana e vet synon fitoren per te mbetur serish ne krye te klasifikimit.

Udhekryq

Derbi i kesaj jave Tirana-Dinamo eshte nje sfide qe mund te vleje ndoshta sa nje sezon i tere per bardheblute. Themi keshtu duke ditur pretendimet e te dy ekipeve por aq me shume te Tiranes qe ne kete sfide mund te kete me vete nje arme me shume tifozet e vet. Ne rast te nje humbjeje diferenca me Dinamon do te thellohet akoma me shume blute shkojne 10 pike para. Gjithsesi duke u ndalur te perballjet e kesaj jave dhe ecurine e rivaleve te Tiranes duke pare ndalesen e Vllaznise ne Shkoder apo edhe ngecjen e Skenderbeut dhe Beses tri ekipe qe nuk kane marre me shume se nje pike Tirana momentalisht ka mundesine me te mire qe te beje hapin madhor. Gjithashtu edhe humbja e Flamurtarit ne Peqin ishte mjaft pozitive per Tiranen. Nje fitore ne derbi i con bardheblute si me katapulte ne vendin e katert cka do te ishte nje debutim i mbare per trajnerin e ri Nevil Dede. Jo vetem kaq por fitorja e Tiranes e mban ende te ndezur luften mes rivaleve per te pretenduar titullin kampion edhe pse jemi vetem ne mbylljen e javes se 7-te. Ndryshe nga sezoni i kaluar ku kampionia ne fuqi Dinamo e fitoi titullin disa jave perpara fundit duke e vrare kampionatin kete edicion bie ne sy se lista e pretendenteve eshte shtuar dukshem. Behet fjale per ekipe me tradite ne futbollin shqiptar si Flamurtari dhe Skenderbeu pa harruar ketu edhe Shkumbinin qe cdo vit ka qene nje surprize ne superiore. Mbetet per tu pare edhe superxhiroja e Teutes se sa do te vazhdoje.

Uniformat

Dy dite me pare ne Skender Halili skuadres bardheblu i jane shtuar edhe 11 topa 9 prej te cileve Adidas. Por ka gjasa qe ne derbi bardheblute te luajne me uniforma te reja te firmes Macron. Gjithsesi mbetet per tu pare se cila do te jete logoja qe do te vendoset ne bluzat e skuadres ne derbin me Dinamon.

Renditja

1. Dinamo 15 pike

2. Flamurtari 13

3. Skenderbeu 13

4. Vllaznia 11

5. Laci 10

6. Teuta 9

7. Elbasani 9

8. Tirana 8

9. Shkumbini 8

10. Kastrioti 7

11. Bylis 4

12. Besa 4

Kuriozitete

- KF Tirana-Dinamo do te jete derbi i 3-te radhazi ku si skuader pritese dhe organizuese e takimit do te jete KF Tirana.

- Nisur nga planet e Qeverise shqiptare per nje stadium te ri kombetar KF Tirana-Dinamo i dates 18 tetor 2010 pritet te jete derbi i fundit ne tempullin e futbollit shqiptar Qemal Stafa pas 60 vjetesh duelesh mes dy ekipeve te zhvilluara ne stadiumin me te vjeter te kryeqytetit.

- Trajneri dinamovit Luis Blanko do te jete trajneri i pare argjentinas qe do te drejtoje Dinamon ne nje ndeshje derbi kunder KF Tiranes. Dy trajneret e tjere te Dinamos ardhur nga Argjentina Pedro Pablo Paskuli Ramon Kabrero e Havier Zuleta gjate qendrimit te tyre te shkurter ne stolin dinamovit nuk kane drejtuar kampionet ne asnje takim derbi ndaj bardhebluve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›