Kinema Millenium, shfaqet filmi "The taking of Pelham 123"

Ne Millennium, ka filluar te shfaqet per publikun shqiptar filmi “The Taking of Pelham 123”. Dy aktoret John Travolta dhe Denzel Washington, “trondisin” Nju Jorkun, pas një mungese gati 2 vjecare, në ekranin e madh. Rrëmbimi i trenit "Pelham 123” është aksioni hiperkinetik që i vendos aktorët Washington dhe Travolta në rolet e protagonistëve. I pari është një ish drejtues i metrosë së Nju Jorkut, që pas akuzës për mitmarrje është caktuar të punojë si dispecer në metro, ndërsa Rajder është personazhi i Travoltës, një kriminel i rafinuar që merr peng një vagon të trenit Pelham 123 me 18 udhëtarë.
Në këmbim të jetës së tyre, Rajder (Ryder) dhe banda e tij i kërkojnë
qytetit plot 10 milionë dollarë, brenda një ore. Në të kundërt pas këtij
afati për cdo një minutë jeta e një qytetari do të merrte fund.
Historia e mbushur me tension, ankth dhe luftë nervash. “The Taking of
Pelham 123” I rikthehet ekranit të kinemasë njësoj si tre protagonistët e
tij, vetëm se për rikthimin e kësaj historie u deshën plot 35 vjet.
Filmi është përshtatur nga një version i vitit 1974, por prej atij viti
jo vetëm që kanë ndryshuar aktorët e regjisori, por edhe shuma e parave
që rrëmbyesit kërkojnë nga një milionë dollarë në ato vite, në 10
milionë dollarë.
Regjisori i pare i filmit ishte Joseph Sargent, i cili kishte realizuar
një film klasik me një histori të mrekullueshme që për fat të keq ishte
shumë pak e njohur për brezat e sotëm të spektatorëve”- ka deklaruar
regjisori Tony Scott. “Bota dhe në mënyrë të vecantë Nju Jorku kanë
ndryshuar shumë që nga viti 1974, ndaj për shkrimin e skenarit Brian
Helgeland, është nisur nga teksti origjinal për të përshtatur ngjarjen
në ditët tona.. 105 minuta aksion, triller, drame do tju mbajne frymen
pezull.
Vilma Masha
Azhornuar së fundi ( e diel , 31 janar 2010 )
< I mëparshmi