E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Në tryezë me Topin, Rama të heqë dorë nga kutitë

Zv/kryeministri dhe ministri i Jashtem Ilir Meta deklaroi se mazhoranca qeverisese nuk mund te ulet ne negociata me opoziten nese kjo nuk heq dore nga kerkesa antikushtetuese, sic e cilësoi ai, kerkesen per hapjen e kutive. Persa i perket rolit te presidentit si kryenegociator, Meta perseriti qëndrimin e kryeministrit Berisha duke u shprehur se edhe vete kreu i shtetit nuk mund te marre persiper nje rol te tille nese opozita nuk heqe dore nga hapja e kutive...

• KE, delegacion në Shqipëri për zgjidhjen e krizës
• Dokle: PD, barriera për të devijuar nga kërkesa e KE-së

"Nuk ka asnje lloj paragjykimi per cilindo qe inicion nje dialog, por pa
dyshim qe eshte shume e rendesishme qe dialogu do te kete ne baze te
tij respektimin e Kushtetues se vendit. Dhe kuptohet ne kushtet kur kur
zoti Rama me kokefortesi kerkon te vendose nje kerkese antikushtetuese,
kuptohet qe ky lloj dialogu as nuk do te funksionoje dhe as nuk do te
kete rezultat. Pra, ketu nuk ka nje paragjykim per institucionin e
presidentit por ka nje mosbesim per seriozitetin e zotit Rama ne
perpjekje per te zgjidhur, kete krize e cila eshte kryesisht krize e
opozites, e cila ka nderruar rregullat e lojes, te cilat i ka firmosur
dhe nenshkruar vete. Natyrisht, do duket qe zoti Rama synon qe ne kete
krize do te terheqe dhe institucionet e tjera te vendit. Pra, ai duhet
te beje te qarte pozicionin e tij", deklaroi Ilir Meta, zv/kryeminister
dhe minister i jashtem.

Me tej Meta deklaroi se nese deri ne 4 mars opozita nuk futet ne Kuvend
atehere, Kushtetuta qe parashikon zevendesimin e mandateve do te hyje ne
fuqi edhe si tregues i respektimit te ligjit ne vend. Duke folur per
vendimin e Gjykates Kushtetuese per marrëveshjen e kufirit detar me
Greqine, Meta tha se se shpejti dy vendet, do te kene medoemos nje
marrëveshje te re. Shefi i diploamcise tha se qeveria e respekton
vendimin e Gjykates Kushtetuese por shtoi se grupe ekstremiste brenda
politikes duke kundërshtuar kete marrëveshje kerkojne destabilizimin e
marredhenieve mes Shqiperise dhe Greqise...

"Une si minister i Jashtem i Shqiperise nuk mund te mbyll syte dhe nuk
mund te heshte kur elemente ekstremiste ne politiken shqiptare, per fat
te mire jane partite, dhe jane te izoluar nga shoqeria jone, por edhe
perreth saj, perpiqen te helmojne marredheniet mes dy vendeve, dhe dy
popujve vazhdimisht me qendrime nga me te ndryshmet, te cilat nuk i
sherbejne askujt pervec atyre grupeve qe kerkoje ti kthejne marredheniet
prapa ne te kaluaren, nderkohe qe angazhimi kryesor i Shqiperise eshte
anetaresimi i saj ne BE", vijoi Meta.

Bledian Koka

Azhornuar së fundi ( e diel , 31 janar 2010 )

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›