Birçe Hasko: Jeta ime, një udhëtim me filmat shqiptarë
Aktori i mirënjohur rrëfen jetën artistike si dhe mendimin e tij mbi kinematografinë shqiptare
Është cilësuar si një prej emrave më të njohur të kinematografisë dhe skenës shqiptare, i cili ka dhënë një kontribut të çmuar gjatë karrierës së tij artiske. Për aktorin Birçe Hasko filmi i ka sjellë ditë të mbushur me gëzime të vogla e të mëdha. Ai rrëfen se jeta e tij me filmat shqiptarë ka qenë një udhë e bukur, e cila i ka falur shumë kënaqësi. Ai numëron një pafundësi rolesh, kryesisht në kinema, ku ndër më të fundit mund të kujtojmë "Tirana viti zero" 2001, "Slogans" 2001,
"I dashur armik" 2004, për tu ngjitur më lart në kohë tek "Fletë të bardha", "Gurët e shtëpisë sime", "Tri ditë nga një jetë", "Skëterrë '43" deri tek "Radiostacioni" 1979 dhe "Koncert në vitin 1936" 1978. Por nuk ka munguar edhe në skenën e teatrit. Për publikun është i paharrueshëm roli i Milos tek komedia "Shi në plazh". Sot ai është pedagog në Akademinë e Arteve, në Fakultetin Artit Skenik, ku jep lëndën e Mjeshtërisë së Aktorit. Sëbashku me studentët po përgatit dhe një pjesë për ta vënë në skenë. Breza të tërë aktorësh kanë dalë nga auditori i pedagogjisë së tij. Në brezin e parë kujton Marko Bitrakun, Hajrie Rondon, më tej Yllka Mujon, Ndriçim Xhepën, Bujar Asqeriun, etj.. Për meritat e tij në fushën artistike është vlerësuar me titullin Artist i Merituar". Më 27 gusht të vitit 2002 Birçe Hasko do të vlerësohej nga Presidenca e Republikës me Urdhrin Mjeshtër i Madh.
-Këto ditë ju po përgatiteni me studentët për provime, për çfarë pjese bëhet fjalë?Unë po përgatitem për veprën Pas vdekjes të Viktor Eftimiut. Është viti i tretë dhe përgatitjet e tyre lidhen me krijimin e figurës artistike, sepse viti i parë luan vetveten në rrethana të caktuara, ndërsa studentët e vitit të dytë luajnë veten në rrethana ose kushte të autorit. Viti i tretë është kërkesë e programit, dhe ata duhet të ndërtojnë figurë artistike. Vitkor Eftimiu është akademik rumun, por me origjinë nga Baboshtica, e Korçës. Fillimisht këtë vepër e kanë vënë në Elbasan, ku rolin kryesor e ka lozur Robert Ndrenika. Autori ka parë dhe shfaqjen ,por më pas ai u sëmur dhe vdiq. Ai ka qenë anëtar i Akademisë së Shkencave Rumune, drejtor i teatrit rumun, njeri me kulturë të gjerë dhe ai ka shkruar shumë vepra, ka njohur Rumaninë shumë mirë dhe Shqipërinë po ashtu.
-Kur do të vihet në skenë vepra që ju po përgatisni me studentët?Vepra Pas vdekjes do të vijë në datat 4-5 mars në skenën e Akademisë së Arteve.
-Sa e lodhshme është puna me studentët për këtë vepër?Studentë janë 11 veta në grup. Studentët kanë moshën e tyre, por ashtu si janë të lodhshëm ata edhe të kënaqin, dhe kjo për një arsye shumë të thjeshtë, sepse të mbajnë të freskët, por dhe të lodhin. Të rinjtë në përgjithësi kanë qejf ti kenë gjërat gjysmë të gatshme në të tëra aspektet. Njeriu vjen në jetë të pohojë vetveten, të jetë dikush për familjen dhe shoqërinë, mirëpo që ti arrish këto dhe të krijosh një unitet, duhet të lodhesh shumë dhe kjo ka të bëjë dhe me sedrën personale individuale që ka të bëjë me çdo njeri, dhe student. Kjo më pas sjell dhe dinjitetin dhe personalitetin edhe brenda familjes. Aktorë të mirë ka, çdo brez ka aktorët dhe artistët e vet, por ka ndryshuar vetëm diçka që është dhe mendimi im personal, që studentët sot nuk gjejnë punë, duhet ta ushtrosh profesionin që të tregosh vetveten. Unë përdor një shprehje, që fyerja më e madhe për njeriun është kur nuk do as krah as mendjen, pra shteti duhet ti dali borxhit dhe ti japë vendin e punës dhe më pas të ketë të drejtë ti kërkojë llogari. Unë e ndjej që vitin e katërt ata bien moralisht, pasi unë kam 40 vjet në Akademinë e Arteve që jap mësim, dhe prandaj iu di të gjitha hallet, por të tëra falen. Po e them dhe në një formë tjetër, njeriut një dhe shejtanit dy duhet ti hapësh rrugën, ose ti gjesh punën.
-Thatë që keni 40 vite në Akademinë e Arteve, kur mendoni se keni nxjerrë një brez aktorësh më të mirë?Çdo kurs ka elementë të mirë, por natyrisht kursi më i mirë ka qenë kursi me Bujar Asqeriun, Ndriçim Xhepën, etj, që dolën disa elementë që japin edhe sot, por megjithatë çdo kurs arrin të ketë emra të talentuar.
-Gjatë karrierës suaj artistike, cili ka qenë roli me të cilin ju mendoni se keni goditur publikun?Atë e di publiku. Njeriu kur punon nuk mund të hedhë poshtë djersën dhe punën e tij, por e gjykojnë të tjerët dhe jo i zoti. Sikur presidenti të na thoshte bëni ndonjë dekoratë për veten, atëherë kjo nuk ka kuptim, pasi duhet të të vlerësojë dikush tjetër. Vetvetja nuk vlerësohet vetë asnjëherë.
-Sipas jush, pse filmat që janë prodhuar para viteve 90 kanë akoma një popullaritet tek publiku?Në atë kohë nga ana artiske atëherë kishte dy kërkesa, ideologjike dhe artistike, dhe të dyja këto kërkesa ecnin paralel me njëra-tjetrën. Unë jam dakord që të iki kërkesa ideologjike por tashmë ka ikur dhe ajo artistike, që për mua nuk është e drejtë. Ajo është zhdukur, sepse kritikët nuk kanë kurajon të bëjnë një vërejtje, sepse bëhen bisht të gjithë. Kjo është e vërteta dhe ne nuk duhet ta mohojmë. Kjo është arsyeja që është tkurrur në prodhimet kinematografike kërkesa artiske, kritika etj. Në atë kohë kishte disiplinë ose më thjeshtë kishte shtet. Unë kam lëvizur në të gjithë Republikën e Shqipërisë dhe atje na prisnin, ndërsa sot unë nuk jam për diktaturë, por duhet të ndihet dora e shtetit, sidomos tek të rinjtë që i ndihmon për punën, pasi unë nuk jam më i ri, por për të rinjtë fillon stresi për punën.
-Keni një karrierë të gjatë artistike, por cilat kanë qenë xhirimet më të vështira?Kuptohet se çdo profesion ka problemet e veta, por unë me filmat që kam realizuar nuk kam hasur vështirësi gjatë xhirimeve.
-Si e kujtoni rolin tuaj të parë në kinematografi?Roli im i parë ka qenë në filmin Kur zbardhi një ditë, Sulo Ballisti, me regji të Pirro Milkanit, një prodhim kinematografik i vitit 1970, me Demir Hyskën, dhe janë 3 telenovela dhe teksti është shkruar nga Anastas Kondo.
-Si e keni parë kinematografinë shqiptare pas viteve 90?Mund të them se ka filma të mirë, por dhe disa prej tyre janë dhe të qëlluar. Kështu unë kam qenë në Kanë në vitin 2001 me filmin Parullat.
-Nëse do të ishit kritik për filmat e prodhuar pas viteve 90, sipas jush ku qëndron kritika? Nuk më pëlqen që të vë gishtin, por nuk më pëlqen politizimi i filmit, si para viteve 90, por nuk do të më pëlqente edhe pas viteve 90. Po marrim një shembull mbi politizimin, kështu Rusia ka bërë një film për Stalinin, Leninin etj, por Shqipëria nuk ka bërë asnjë film për Enver Hoxhën, apo dhe për emra të tjerë etj, por ka vetëm fotografitë në filma, ashtu si është fotografia e presidentit sot, që është detyrim ta kesh foton. Këto janë fryrje të shëmtuara, pasi çdo në kohë ne duhet ata kritikojmë atë që është e vërtetë, pasi historia nuk preket. Unë në maj të vitit 90 kam qenë në Gjermaninë Perëndimore dhe atje kam parë në Galeri Arti, rreth 50 minibuste të Hitlerit, pra ato aty ishin për shkak të historisë.
-Briçe Hasko, a ka ndonjë peng gjatë karrierës artistike?Jo nuk kam pasur, sepse unë nuk pretendoj të them që do të bëj këtë gjë apo atë, pasi çdo gjë në jetë duhet të vijë në mënyrë të natyrshme.
-Mendoni se jeni shpërblyer aq sa duhet për atë që ju keni sjellë tek publiku?Para viteve 90 nuk jam shpërblyer me lekë, ndërsa moralisht jam shpërblyer shumë, ndërsa pas viteve 90 kam marrë edhe lekë.
-Roli që ju keni dashur të interpretoni, por nuk keni mundur dot ta luani?Jo, nuk kam pasur, pasi është regjisori që vendos për aktorin. Regjisori është i plotfuqishëm tek aktorët.
-Nëse do të riktheheshim pas në vite, pse vendosët të merreshit me kinemanë, filmin?Kjo ka lindur që kur kam qenë arsimtar në Tepelenë. Erdhi natyrshëm, por ka qenë dhe fati im, filmi erdhi tek unë në mënyrë të natyrshme, pa ndikimin e kurrkujt. Edhe këtu ku jam sot, pa e ditur se do të vij këtu, pasi kanë njerëz që nisen të bëjnë fagma dhe nuk bënë dot, pasi dekoratat janë rezultat i punës.
-Një karrierë artistike me shumë role në filma, por cili ka qenë filmi që ju ka lodhur më shumë?Nuk jam lodhur me asnjë, pasi është dhe kënaqësi, sepse ndryshon gjellë, e thënë në mënyrë popu