E Diel, 1 Nëntor 2026

Kairo, 5 zyrtarë nëpranga për vjedhjene pikturës së Van Gog

KAIRO- Një zyrtar i Ministrisë së Kulturës dhe katër zyrtarë tjerë janë arrestuar në lidhje me hetimet për vjedhjen e një pikture të Vinsent Van Gog nga muzeu i Kairos, e cila vlerësohet në rreth 50 milionë dollarë.

Prokurori i përgjithshëm ka urdhëruar ndalimin e Mohsen Shalan, kreu i departamentit të arteve, i cili bashkë me të tjerët akuzohen për neglizhencë.

Piktura, e njohur si “Lulet e opiumit” apo “Vazoja me lule” është vjedhur të shtunën nga muzeu “Mahmud Halil” në Kairo, duke u prerë nga korniza.
(s.g/europaeLire/balkanweb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›