E Diel, 1 Nëntor 2026

Kinema, kineastët e Hong Kong-utfilm për Eduard Snowdenin

HONG KONG- Katër miq kineastë në Hong Kong i paraprinë Hollywood-it duke u bërë të parët që hodhën në treg një film mbi çështjen e Edward Snowden, ish-konsulentit të agjencisë informative amerikane NSA, të kërkuar nga Uashingtoni për spiunazh.
 
"Dëshira e të qenit të parët që prodhonin diçka mbi këtë çështje, ishte tejet stimuluese", deklaroi Edwin Lee, kineasti dhe montazhieri i filmit video prej pesë minutash të titulluar "Verax" dhe të shpërndarë nëpërmjet rrjetit "YouTube".
 
Filmi flet për historinë e ish-konsulentit amerikan i cili zbuloi nëpërmjet intervistës së tij me të përditshmen britanike "The Guardian", programin e përgjimeve të komunikimeve eletronike të qytetarëve amerikanë. Ndërkohë, Snowden ndodhet në zonën tranzit të aeroportit të Moskës "Cheremetievo".

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›