E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zyrat elektorale të PD-sëtani jepen me qera

TIRANE - Fushata elektorale e zgjedhjeve të 23 qershorit u mbyll me humbjen e Partisë Demokratike.

Tashmë një pjesë e mirë e posterave dhe banderolave janë hequr nga rrugët e kryeqytetit.

 Edhe objektet të cilat për një muaj u përdorën si qendra kryesore ku zhvillohej propaganda elektorale tashmë kanë nisur të lirohen, ose të jepen me qera.

Shembull është fotoja që ka mbërritur në redaksinë tonë ku qartazi në derën e zezë të objektit e cila u përdor si zyrë elektorale e PD-së shkruhet "Jepet me qera". Madje vendosen dhe dy numra telefoni për ata që janë të interesuar. 

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›