Kinemaja humb Sidni Polakun
Kinemaja amerikane ka një ditënatë që ka humbur një nga regjisorët hollivudianë, Sidni Polak (Sydney Pollack) që mbylli sytë për shkak të tumorit në moshën 73-vjeçare.
I lindur më 1934 në Indiana, Sydney Pollack është regjisori vepra e të cilit jetoi brenda mesit të artë, e vlerësuar nga kritika dhe e pëlqyer sidomos nga publiku.
Pollack është i njohur për publikun shqiptar me një nga filmat e tij të hershëm “A nuk i vrasin edhe kuajt kështu” (1969) me interpretimin e shkëlqyer të Xhejn Fondës. Ishte i pëlqyeshëm një film i tillë tek ne sepse ajo kohë mund të lexonte aty “shfrytëzimin e njeriut nga njeriu”. Por deri në vitet tetëdhjetë, me filma të tjerë si “Si kemi qenë” “Tre ditët eKondorit”, film që rrëfen intrigat e Cia-s në çështjen e Uotergejtit, Pollack qëndronte tek stili i regjisorit denoncues dhe i analizave sociale. Deri në këtë periudhë ai ka protagonistë aktorët Robert Redford, Natali Ud, Xhejn Fonda, Fej Danëuej, Barbara Strajzën.
Do ta quajnë artizan të kinemasë popullore deri në vitin ‘86, kur e kurorëzon karrierën me një vepër me tharm njerëzor dhe denoncuese sërish, “Afrika ime” me aktorët Meril Strip dhe Robert Redford. Filmi vlerësohet me shtatë Oskar.
I rikthehet kinemasë popullore në vitet nëntëdhjetë me një ekranizim të bestsellerit Xhon Grisham. E shohim më 1999 aktor në fimin e Cubrik-ut “Eyes ëide shut” përkrah Tom Cruise dhe Nicole Kindman me të cilën realizoi filmin e tij të fundit “Përkthyesja” (2005).