E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sugjerim për avokatin dhe familjen e Remzi Hoxhës

Në kushtet kur kryeministri Sali Berisha, ish- President i Shqipërisë, në kohën e rrëmbimit, torturimit dhe ekzekutimit pa vendim gjykate dhe pa varr të z.Remzi Hoxha, çka ndodhte vetëm në kohën e ish- diktaturës komuniste, bën avokatin de fakto të Arben Sefgjinit, dhe Kryeprokurorin, ndaj prokurorit të çështjes z.Hana, e vetmja rrugë për drejtësi është ngritja e padisë për gjenocid, torturim dhe ekzekutim pa gjyq e pa varr të klientit dhe familjarit tuaj.

Gjykata e saktë për ngritjen e kësaj padie e akuze, është Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, e cila do të zgjidhte drejt dhe ligjërisht këtë çështje të nxehtë të drejtësisë shqiptare.

Një argument tjetër për humbjen e besimit tek drejtësia shqiptare, është ngritja në detyrën e lartë të Kryetarit të Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda të njërit nga dy gjyqtarët e saj që e shpallën të pafajshëm Arben Sefgjinin. Z.Berisha shkel me këmbë ligjin në Shqipëri tamam si Luigji i 14 dikur në Francë, që thoshte : "Ligji jam unë"...

Nëse me të vërtetë kërkoni drejtësi dhe ligj juridik, drejtojuni Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës dhe denonconi jo vetëm autorët fikzikë, por edhe regjisorët politikë të këtij krimi shtetëror, ish- Presidentin dhe ish-shefin e SHIK. Konventa e Gjenevës për Gjenocidin dhe Torturën është në anën tuaj dhe të viktimës Remzi Hoxha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›