Kinemaja i vret diktatorët
Filmi me prodhim gjermano-austriak “Kordelja e bardhë”, me regji Michael Haneke, është vlerësuar në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Kanë të Francës me “Palmën e Artë”. Si aktore më e mirë u shpall francezja Sharlotee Gensbur për rolin e saj në filmin "Antikrisht". Si aktori më i mirë u vlerësua aktori austriak, Kristof Volc, me rolin e tij si oficer i SS në filmin "Të mallkuarit" (Inglourious Basterds). Juria e Festivalit Ndërkombëtar të 62-të të Filmit në Kanë e ka shpallur filipinasin Brilant Mendoza si regjisorin më të mirë. Epika e re për nazi-fashistët vjen në gjysmën e festivalit të Kanës dhe në të ka aktorë të kategorisë së parë
Si rrallë ndonjëherë për “Palmën e Artë” tre regjisorë janë vënë përballë, duke menduar fitoren në mënyrë absolute. Festivali i Filmit në Kanë, që ka mbyllur të dielën në mbrëmje edicionin e 62-të, e ka çuar çmimin e madh të gjithin për austriakun Michael Haneke me filmin “The white Ribbon”. Një film i xhiruar bardhë e zi, që përpiqet të zbulojë rrënjët e terrorit nazist - ka goditur në shenjë. Ndërsa dy regjisorët që i ndante një fije e hollë nga e njëjta fitore, Tarantino, Audiard dhe Von Trier kanë qenë në qendër të mediave evropiane për shok-un e temës - të cilësuar filma kontraversë, skandalozë. Por “Kordelja e bardhë” e Haneke ua rrëmbeu fitoren, duke e ngritur kinemanë e tij në një autoritet të padiskutueshëm dhe sipas parashikimeve, pritet të jetë nga më popullorët.
Ky është imazhi më i madh në botë i kinemasë, por edhe një tregues përcëllues për filmin e Lars von Trier, “Antikrisht”, ku kupë mori aktorja protagoniste, francezja Sharlotee Gensbur. Po ashtu, filmi i regjisorit amerikan Tarantino nuk mbeti pa vlerësim, për “Të mallkuarit” u vlerësua me kupë aktori kryesor, austriaku Kristof Volc.
“Kordelet e bardha” e Haneke u lakmua për “Palmën e Artë”, duke vlerësuar 67-vjeçarin për ndërgjegjen e tij, shqyrtimin e hollë të terrorit nazist.
Në Itali, gazeta “Corriere della Sera”, e quajti filmin “më anormal, të thellë dhe alarmant për festivalin”. Ndërsa në Francë, “Le Figaro”, e përshkroi atë si “madhështor”. Ishte i qëlluar dhe joshës, filmi në bardhë e zi, i vendosur në një fshat në veri të Gjermanisë, në prag të Luftës së Parë Botërore. “The white Ribbon” eksploron se si edukimi i fëmijëve mund të jetë shtypës, për mënyrën si ata veprojnë dhe mendojnë.
Regjisori, i cili humbi hyrjen e “Hidden” në Kanë, që dështoi të kapë “Palmën e Artë”, pavarësisht të qenit i preferuar dërrmues, këmbënguli se “The white Ribbon” nuk ishte vetëm një lidhje me lindjen e fashizmit në Gjermani, por e çdo lloj fanatizmi të dhunës.
Ishte një shfryrje e butë midis konkurrentëve të festivalit, që filmi francez “Një profet”, nuk fitoi. Zhak Audiard solli një dramë të fuqishme, i cilin nga sondazhet e para të kritikës, u pa si një kandidaturë e mundshme për të fituar.
Disa komentatorë vunë në dukje se presidentja e jurisë, Isabelle Huppert, e ngriti në qiell Haneke, duke kujtuar filmin e tij “Mësuesja e pianos”, ku aktorja mori çmimin si aktorja më e mirë në Kanë, në vitin 2001.
Megjithëse Kana u kritikua për mungesën e yjeve të kinematografisë, edicioni i 62-të u vlerësua i suksesshëm, pavarësisht edhe rezervave të kritikës.
Puna e Haneke është cilësuar madhështore, serioze për synimet e saj. Filmi është narracion për nga karakteri i tij qendror, ku një i ri mësues na vjen një dekadë pas ngjarjes që paraqitet. Edhe pse shumë fëmijë kanë emrat, me të rriturit nuk ndodh kështu, duke e zgjeruar filmin, me implikime simbolike që priren të jenë të njohura në rolet e tyre si p.sh., Baroni, Pastori, fermeri, doktori e kështu me radhë. Jeta në fshat ndjek një rreptësi hierarkike dhe gjithkush e di vendin e tij, ose të saj. Por një antihuman, kurrë nuk pyet për kodin moral që po lëkundet, sidomos në lidhje me fëmijët, të cilët vazhdimisht dënohen, si fizikisht ashtu dhe psikologjikisht, për një shkelje të vogël. Mashkulli i rritur, në anën tjetër, angazhohet në akte klandestine të këqija dhe në mizori që janë mbajtur në heshtje.
Një ditë gjërat fillojnë të shkërmoqen një e nga një. Së pari, mjeku hipur mbi kalë, duke kalëruar, lidhet nga një fije e padukshme dhe viktima e tij shkon në spital për muaj të tërë. Pastaj, disa fëmijë, duke përfshirë edhe djalin e Baronit dhe fëmijën e mjekut, janë rrahur rëndë. Më vonë, në hangarin e Baronit është vendosur zjarr. Kush janë fajtorët? Ai është mësuesi, i cili më në fund zbulohet papritur, ngaqë fëmijët shkaktojnë kaos, si nga hakmarrja ashtu dhe nga keqtrajtimi i tyre. Në një nivel më shumë simbolik, pse Haneke është kaq artist serioz - është e qartë se ky portret shpjegon shoqërinë e sëmurë, luftën e tmerrshme që shpërthen në fund të filmit dhe që pasoi fashizmin duke zbuluar rrënjët e tij.
“Basterds” dhe Brad për Kanën
“Inglourious Basterds” i Quentin Tarantino's – një film që flet për të mirat dhe të këqijat e ushtarëve hebrenj amerikan në një mision për të vrarë nazistë – është dhënë premierë të mërkurën në Kanë. Ky film, i regjisorit të njohur amerikan, ishte ndër pretendentët kryesorë të “Palmës së Artë”, por fitoi protagonisti i tij, austriaku Kristof Volc, duke u shpallur aktori më i mirë i filmit.
“Në 20 vitet e fundit, ne kemi parë shumë filma që paraqesin luftën - që nga antilufta, perspektiva e tmerrshme etj.”, - ka thënë Tarantino, i cili e ka fituar njëherë çmimin kryesor me filmin “Pulp Fiction” në 1994, për revistën “Hollywood Reporter”. “Kjo nuk do të thotë që jam pro-luftës, sepse nuk jam”, - ka thënë ai, por që dëshiron të bëjë filma me luftë, pasi janë më shumë “trilerë dhe interesantë”.
Mijëra gazetarë në Kanë kanë pritur për ta parë nëse “Inglourious Basterds” do të jetë film triler dhe interesant sikurse ka thënë Tarantino.
Epika e re për nazifashistët vjen në gjysmën e Festivalit të Kanës dhe në të ka aktorë të kategorisë së parë. Një nga filmat pretendentë ka qenë dhe drama për burgun nga Franca, “The Prophet” nga regjisori Jacques Audiard, që u dha të martën.
Filmi flet për burgosjen gjashtëvjeçare të një të riu arab, që ndikon që ai të edukohet me krimin. “Filmi është një zhanër i posaçëm, i punuar në mënyrë brilante në të gjitha aspektet”, - ka thënë për “The Hollywood Reporter” Kirk Honeycutt.
Kritikja e “New York Times”, Manohla Dargis, e ka quajtur atë “një film sensacional për burgun dhe historinë etike... një tregim për një person që eventualisht bëhet një tregim për rregullin botëror dhe dhunën”. Paneli ka favorizuar edhe vendin e dytë, që sipas tyre, është filmi që i kushtohet poetit të romantizmit, John Keats. Filmi quhet “Bright Star” dhe është një film i financuar nga Australia, kurse për regjisor ka zelandezin Jane Campion.
Por, kritikët francezë kanë qenë të rezervuar për këtë dhe kanë folur mirë për filmin nga Britania, në të cilin luan britaniku Ken Loach dhe i cili flet për legjendën e futbollit, Eric Cantona. Filmi quhet “Looking for Eric”.
Dashuri dhe epsh njëkohësisht
“Inglourious Basterds” i ofroi Kanës një aktor që ka famë sikurse Pitt dhe gruaja e tij, Angelina Jolie, të cilët parakaluan nëpër tapetin e kuq.
Ata kaluan në të njëjtin tapet sikurse aktorja e njohur Penelope Cruz, e cila u ngjit në Kanë për filmin e Pedro Almodovar, “Broken Embraces”, një tregim dashurie që ka historinë e një kineasti. Përrallat e dashurisë, intimja dhe epshi janë parë edhe në filmin korean “Thirst”, nga regjisori Park Chan-Wook deri tek filmi nga Kina me skena seksi të homoseksualëve, “Lou Ye's Spring Fever”, ku publikut deri me tani iu shërbye në pjatë një dietë e filmave për seksin. Doza e fundit ishte trilleri kontrovers për dashurinë dhe çmendinë nga mjeshtri i Danimarkës, filmi i të cilit u bë skandal, Lars Von Trier, i quajtur “Antikrisht”, një kandidaturë tjetër për “Palmën e Artë”, por që kupa shkoi për aktoren kryesore, francezen Sharlotee Gensbur.
Filmi hapet me një skenë ku shihet penetrimi seksual dhe klimaksi, madje edhe klitorisi, duke e bërë atë paksa të vrazhdë, por me skena sikurse të trillërve gotikë. Më shumë se 4 mijë kritikë festivali kanë qenë të pranishëm në edicionin e 62-të të festivalit.