E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nisin konsultimet për provimet e Maturës



Prej ditës së djeshme, të gjithë maturantët në vend kanë nisur javën e konsultimeve, ku mësuesit e lëndëve të matematikës dhe letërsisë do t`i ndihmojnë në përgatitjet e fundit përpara provimeve. Konsultimet zgjasin një javë dhe shërbejnë vetëm për lëndët e detyruara të Maturës, provimet e të cilave do të jepen.

Konsultimet

Maturantët nisën dje konsultimet njëjavore për provimet e detyruara të Maturës Shtetërore. Ndërsa konsultimet për provimet me zgjedhje do të zhvillohen pas përfundimit të provimeve të detyruara. Drejtoritë arsimore pritet që të dorëzojnë pranë Agjencisë së Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve (AVA), emrat e nxënësve të klasifikuar mbetës në përfundim të vitit të fundit të shkollave të mesme, me qëllim që të hiqen nga lista e provimeve të detyruara të Maturës Shtetërore.

Burime nga AVA konfirmojnë se tashmë është përcaktuar stafi që do të merret me hartimin e tezave përfundimtare për provimet e detyruara të maturës gjatë muajit qershor. Ndryshe nga provimet e vitit të shkuar për 2009-n, gara e provimeve përfshin një sërë ndryshimesh për lëndët me zgjedhje. Kështu, është vendosur që për akademitë sportive dhe artistike të mos zhvillohen provimet me zgjedhje.

Kandidatët që duan të ndjekin studimet e larta në këtë profil akademik, do të përzgjidhen në bazë të rezultateve që do të arrijnë në testimin e pjesës speciale të konkursit, me përjashtim të degës së arkitekturës, për të cilën do të jepen edhe lëndët me zgjedhje. Bazuar në llojin e degës, konkursi special për këta kandidatë do të zërë deri në 80 për qind të peshës përzgjedhëse të kandidatëve fitues për në universitet. Pjesa tjetër do t’i atribuohet mesatares së shkollës së mesme.

Datat e provimeve

Provimet e Maturës Shtetërore do të zhvillohen prej datës 2 qershor deri më datën 10 korrik, ndërsa provimet përfundimtare në shkollat e mesme profesionale 3-vjeçare dhe në nivelin e parë 3-vjeçar të shkollave profesionale 3+2- vjeçare do të zhvillohen ndërmjet datave 27 maj dhe 10 korrik. Në udhëzimin e nënshkruar dje nga ministri i Arsimit, z. Fatos Beja, janë përcaktuar edhe datat e provimeve të sesionit të vjeshtës, që do të jenë 1 dhe 5 shtator për Provimet e Lirimit dhe 8 dhe 15 tetor për Maturën Shtetërore.

Provimet e Maturës

Gjimnaze

Letërsi dhe gjuhë shqipe 02 qershor 2009

Matematikë 11 qershor 2009

Lëndët me zgjedhje 10 korrik 2009

Shkollat pedagogjike

Letërsi dhe gjuhë shqipe 02 qershor 2009

Matematikë 11 qershor 2009

Lëndët me zgjedhje 10 korrik 2009

Shkollat pedagogjike për minoritetin

Gjuha dhe letërsia greke 28 maj 2009

Letërsi dhe gjuhë shqipe 02 qershor 2009

Matematikë 11 qershor 2009

Lëndët me zgjedhje 10 korrik 2009

Shkollat e gjuhëve të huaja

Letërsi dhe gjuhë shqipe 02 qershor 2009

Matematikë 11 qershor 2009

Lëndët me zgjedhje 10 korrik 2009

Seksionet dygjuhëshe

Gjuhë e huaj 27 maj 2009

Letërsi dhe gjuhë shqipe 02 qershor 2009

Matematikë 11 qershor 2009

Lëndët me zgjedhje 10 korrik 2009

Shkollat artistike dhe sportive

Formimi teorik-praktik profesional 28 maj 2009

Letërsi dhe gjuhë Shqipe 02 qershor 2009

Matematikë 11 qershor 2009

Lëndët me zgjedhje 10 korrik 2009

Shkollat teknike ekonomike dhe teknike- profesionale

Formimi teorik-praktik profesional 28 maj 2009

Letërsi dhe gjuhë shqipe 02 qershor 2009

Matematikë 11 qershor 2009

Lëndët me zgjedhje 10 korrik 2009

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›