Vdes Mersad Berber

Piktori dhe grafisti akademik dhe artisti i njohur, Mersad Berber, ka vdekur befasisht të dielën mbrëma në Zagreb.
Berber u lind në vitin 1940, në Bosanki Petrovac. Diplomoi pikturën në vitin 1963, në Akademinë e Arteve figurative në Lubjanë, në klasën e profesorit Maksim Sedej. Nga viti 1978 e deri më 1982, punoi në Katedrën për Vizatim dhe Grafikë, në Akademinë e Arteve Figurative në Sarajevë.
Mersad Berber konsiderohet si njëri ndër grafistët më të njohur në botë. Gjatë jetës hapi një sërë ekspozitash personale dhe kolektive, dhe ishte fitues i mbi 50 shpërblimeve dhe mirënjohjeve për punën e tij.
Nga viti 1992, jetoi dhe punoi në Zagreb dhe Dubrovnik.