Kinemaja shqiptare, në gusht filma të pashfaqur

Arkivi Qendror i Filmit do te cel ne fillim te muajit gusht nje kinema per publikun kryeqytetas. Filma shqiptare te pa shfaqur me pare apo filma te pas viteve '90, si "Kolonel Bunker", "Lule te kuqe, lule te zeza", "Koha e kometes", "Lindje-perendim-lindje", do te shfaqen ne sallen e re prej 80 vendesh, cdo dite te merkure ne oren 12:00. Gjithashtu eshte menduar edhe per nostaligjiket e kinemase, te cileve do tu kushtohet nje cikel me filma te huaj.
"Per ne si arkive filmi normalisht qe eshte nje kenaqesi dhe nje detyrim qe jo vetem ta kemi ne eficence kete salle kinemaje, po njekohesisht te gjithe filmat qe ne kemi ne pronesi te shfaqen here pas here per publikun. Nderkohe kemi menduar cdo te merkure te shfaqet nje film i ndryshem. Sigurisht, do te jete nje afish i madh tek dera, me nje publikim per 12 filmat gjate tre muajve te pare", ben te ditur drejtoresha e AQSHF, Elvira Diamanti.
Ndersa, po ne muajin gusht do te behen edhe 2 promovime te reja. Duke qene se viti 2010 eshte shpallur viti i Nene Terezes, 10 ore materiale filmike te pashfaqura me pare, te marra nga Vatikani, kushtuar jetes dhe misionit te saj, do te prezantohen edhe per spektatorin tone. Gjithashtu premiera e filmit “Shqiptari”, me regji te Pirro Milkanit, do te kete diten e tij ne kinemane e re. Hyrja do te jete e lire per te gjithe.
Vilma Masha