çelet panairi i librit "Ulqini 2010"
Ministri i Kulturës i Malit të Zi, Branislav Miçunoviç, ai i Kosovës, Lutfi Haziri dhe i Shqipërisë, Ferdinad Xhaferi, duke përshëndetur çeljen e panairit të dhjetë të librit shqip “Ulqini 2010”, ritheksuan interesin e qeverive që përfaqësojnë për këtë aktivitet, si një ngjarje shumë e rëndësishme kulturore në rajon dhe një faktor për një zhvillim të harmonishëm mes këtyre tre vendeve.
Qindra pushues kanë qenë të pranishëm në ceremoninë e hapjes së panairit, i cilësuar si një urë e rëndësishme që lidh popujt e rajonit, ashtu sikundër edhe botën mbarëshqiptare. Të paktën 20 mijë tituj librash, nga të cilët mbi 500 tituj të rinj, janë ekspozuar në stendat e këtij panairi, i cili do të qëndrojë i hapur deri në 4 gusht. Veç botuesve nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia, marrin pjesë edhe botues nga Mali i Zi, Bosnja e pakicat e tjera kombëtare të kësaj Republike.
Letërsi artistike, autorë shqiptarë e të huaj, histori, botime enciklopedike, guida turistike e harta të çdo lloji, letërsi për fëmijë, fjalorë e metoda për mësimin e shqipes dhe të gjuhëve të huaja, libra utilitarë për profesione të ndryshme, albume e katalogë gjithfarësh etj, janë librat që janë ekspozuar para lexuesve ulqinakë e pushuesve të huaj.
I organizuar nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë, nën kujdesin e veçantë të komunës së Ulqinit dhe kryetarit të saj Gëzim Hajdinaga, ky panair konsiderohet nga shumë botues pjesëmarrës si një aktivitet që ka ardhur në rritje nga viti në vit.
është traditë e panairit të librit në Ulqin që të ketë në çdo edicion të ftuar të veçantë, personalitete nga fusha e kulturës, akademikë, administrata shtetërore apo politika. Kështu në vitet e kaluara shiritin e përurimit të kësaj veprimtarie e kanë prerë personalitete të tilla si Dritëro Agolli, Rexhep Qosja, Ismail Kadare, Luan Starova etj. I ftuari special i edicionit të sivjetshëm është botuesi dhe publicisti Besnik Mustafaj.