E Diel, 1 Nëntor 2026

Pogradec, u vetëhelmua, ndërron jetë në spital 46 vjeçarja

Nuk ka mundur të shpëtojë përballë sfidës me jetën gruaja që u gjet në gjendje koma paraditen e sotme. Flutura File, 46 vjeç ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme pas disa orësh në spital.

Më herët ajo u gjet në gjendje koma, në një dhomë hoteli në qytetin e Pogradecit, vetëm pak pasi ka kërkuar ndihmë nga policia përmes telefonit.

Ndërkohë edhe pse pista kryesore mbetet vetëhelmimi, policia po vazhon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe shkaqeve që e kanë cuar për ndërmarrjen e një akti të tillë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›