Gramsh, pranga 21-vjeçarit të dyshuar për vjedhje
Policia e Gramshit ka vënë në pranga një person të dyshuar për vjedhje. Mësohet se i arrestuari është shtetasi Orges Lena, 21 vjeç. Ndërkohë uniformat blu bëjnë me dije se Lena dyshohet për vjedhjen e një lokali në këtë qytet, me 9 dhjetor të 2011-tës.